Futboll

Mezani i kundërpërgjigjet Duros: 4 gola nuk na i dha arbitri…

“Fitore nga këmbët e Rexhinaldos?” A është ai lojtari më i rëndësishëm te Laçi? Ai është një ndër lojtarët e rëndësishëm të skuadrës sonë. Sot shënoi 3 gola. Edhe në ndeshjet e tjera, po të ketë qenë më i përqendruar, do të kishte shënuar. Kërkoj vazhdimësi prej tij.

Fitorja e sotme është meritë e të gjithë grupit. Edhe Eskerda është një ndër lojtarët më të mirë për mënyrën si e interpreton lojën. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që e kam në skuadër. Afrohemi me Europën? Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të kemi vazhdimësi. Spostimi i Lulajt në mesin e fushës sot? E vendosa para mbrojtjes për të shfrytëzuar shtatlartësinë dhe e bëri në mënyrën më të mirë të mundur detyrën që i ngarkova. Duro ka pretendime për arbitrin?

Edhe ne kishim ndaj Skënderbeut, por nuk u ankuam. Në qoftë se goli në në Korçë nuk do ishte anuluar pa të drejtë, ndeshja atje do të kishte rrjedhë tjetër. Ndaj Flamurtarit kishte motivim tjetër, sepse po luanim në Laç. Flamurtari është një kundërshtar direkt për synimet tona, zonën europiane, ndaj kjo ka qenë një arsye më shumë për të dhënë maksimumin.

Që në momentet e para kemi qenë kërkues. Kemi luajtur jashtëzakonisht mirë në pjesën e parë. Flamurtari nuk na ka goditur asnjëherë në portë, në pjesën e parë. Duro mund të ketë pretendimet e tij për gjykimin, por 4 gola nuk mendoj se na i dha arbitri”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ E dëshiron klubi skocez, Tirana kërkon shumën e majme për mbrojtësin…

Delo.autor

CHELSEA DYFISHON SHIFRAT/ David Luiz shënoi gol me kokë pas një harkimi nga… (VIDEO)

Isa.Autor

DORTMUND DO SABITZER/ Bayern nuk pranon më pak se 15 milionë euro

F.autor

Leave a Comment