Futboll

Milani merkato milionash, por edhe me parametra zero. Ja 3 futbollistët e piketuar

Pas Andre Silvës, kuqezinjtë përgatiten të peshkojnë përsëri te Porto në kampionatin portugez. Sipas spanjollëve të portalit “fichajes.com”, përveç Valencias, në listë pritjeje për Ivan Markanon është vënë edhe Milani. Mbrojtësit spanjoll i skadon kontrata në fund të sezonit me klubin portugez dhe shumë klube kërkojnë afrimin e tij.

30-vjeçar dhe me shumë përvojë, Markano do të ishte i veshur kuqezi falas që pas 30 qershorit të këtij viti. Formulë e njëjtë edhe për Xhek Uillsher. Mesfushori i Arsenalit, me paraqitjen e javës së kaluar ndaj Milanit në “San Siro” ka rindezuar shkëndijën e kuqezinjve ndaj tij.

Pas një përvoje të shkurtër te Bërnmëthi, mesfushori u rikthye tek Arsenali ku po shkëlqen ashtu si në fillim të karrierës së tij. Cilësia dhe vizioni i lojës do ta shndërronin 25- vjeçarin në një pikë kyçe të formacionit, por vështirë se “Topçinjtë” do të lejojnë talentin e tyre t’u largohet pa përfituar asgjë. 45 milionë euro.

Kjo është shuma që i nevojitet kuqezinjve për një nga emrat më të rinj të merkatos që i janë bashkuar listës së Milanit për merkaton verore. Holandezi ka një kontratë deri në verën e 2022, por edhe ai duket si një objekti i “Djallit” në kërkim të një profili prej lideri për mesin e fushës.

 

 

 

Related posts

“Revolucion” te Paris SG, Thiago Silva dhe 5 futbollistë të tjerë nxirren në shitje…

Sadik.Autor

Ronaldo dhe Ibrahimovic, 10 frazat më pikantë të lojtarëve

Sadik.Autor

FUTBOLLISTË “SHTATËSHKURTËR”/ Njihuni me 5 “shkurtabiqët” në 5 ligat Europës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment