Futboll

Rekord pikësh, Skënderbeu pret të festojë titullin në ndeshjen ndaj Kukësit

Me 14 pikë difer encë dhe një hap të sigurt drejt titullit kampion, Skënderbeu duket se ka luksin që të jetë i qetë në rrugëtimin e tij. Edhe statistikat tregojnë të njëjtën gjë, teksa bëhet fjalë për një moment për t’u krenuar në kampin e Skënderbeut. Nuk është thjesht një rastësi, por thuajse një udhëtim i njëjtë i dy Skënderbeve europianë të historisë.

Këtë e thonë shifrat dhe deri diku rezultatet e përafërta që kanë marrë të ekipet në dy sezone të ndryshme, por shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin për nga ecuria. Skënderbeu i sezonit 2017-2018 duket se është ndër më të suksesshmit e historisë së klubit korçar, teksa lë pas edhe ekipet e titujve kampion radhazi, por me një ngjashmëri të frikshme me Skënderbeun e sezonit 2015- 2016, vit ky që përkon edhe me pjesëmarrjen e parë në grupet e Europa Ligës.

Rastësia ka bërë që pas 24 javësh të grumbullohen 56 pikë. Skënderbeu i sezonit 2015- 2016 nën drejtimin e Mirel Josës e nisi mirë kampionatin, pavarësisht impenjimeve në Europa Ligë dhe java e 24-t e gjeti me 56 pikë të grumbulluara, mes 18 fitoresh, 2 barazimesh dhe 4 humbjesh.

Ngjashmëri me Skënderbeun e Ilir Dajës këtë sezon, që me një start të magjishëm, ndodhet po në kuotën e 56 pikëve pas 24 javësh. Pikë këto të grumbulluara mes 17 fitoresh, 5 barazimesh dhe vetëm dy humbjesh. Deri këtu duket si një rastësi e thjeshtë, por nëse i referohemi golave të shënuar dhe të pësuar, shohim që ngjashmëria sa vjen e rritet.

Në sezonin 2015-2016, bardhekuqtë shënonin pas 24 javësh plot 48 gola, po aq sa Skënderbeu i këtij sezoni në të njëjtën numër javësh. Për sa u përket golave të pësuar, nën drejtimin e Josës ekipi pësonte 17 të tillë, ndërsa sot në dy vjet distancë numëron një gol më shumë. Natyrisht që mes dy ekipeve ka diferenca mjaft dhe kryesorja mbetet se Skënderbeu i këtij sezoni nuk ka humbur asnjë takim në përballjet direkte me kundërshtarët. Ky Skënderbe ka arritur të fitojë gjashtë takime dhe të barazojë tri nga 9 ndeshjet me rivalët.

TITULLI – Me një diferencë prej 14 pikësh nga ndjekësi më i afërt, Kukësi, në Korçë kanë nisur të llogarisin se kur mund të fitojë titullin ekipi. Bardhekuqve do t’u duhen 21 pikë për të siguruar matematikisht titullin, duke parë edhe përparësinë e ndeshjeve direkte.

Diçka e tillë është e paparashikueshme në futboll, por duke u mbështetur te rezultatet e gjysmës së dytë, që është e ngjashme me gjysmën e parë të sezonit, Skënderbeu ka shansin që të sigurojë titullin kampion në ndeshjen direkte ndaj Kukësit në shtëpi, nëse gjërat do të shkojnë si në pjesën e parë të saj. Natyrisht, që një gjë e tillë do të ishte mjaft interesante për drejtuesit bardhekuq, por mbi të gjitha një hakmarrje për kampionët në fuqi në lidhje me sezonin e kaluar. / panorama sport

 

Related posts

MESSI ZGJODHI INTER MIAMI/ Xavi: Leo kurrë nuk ka paqe, ndikoi presioni që pati në Paris

F.autor

MBI TRE PRESIDENTËT E KLUBEVE DHE “SUPER LEAGUE”/ Tebas: Ata duan të organizojnë gjithçka sipas…

Delo.autor

LEONARDO DREJT LARGIMIT/ Ja dy emrat e bujshëm që lakohen për drejtor të Milanit

Delo.autor

Leave a Comment