Futboll

Roma ëndërron në Champions, Di Francesco do kualifikimin me Shakhtarin… edhe me penallti

Pasi ka rimarrë vendin e tretë në kampionatin italian falë fitores së arritur kundër Torinos të premten e kaluar, Roma duhet të përmbysë humbjen 2-1 të pësuar në ndeshjen e parë kundër Shakhtar për të siguruar një vend në çerekfinalet e Champions League.

Trajneri Di Francesco, i cili ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, ka kërkuar një mentalitet të caktuar nga lojtarët e tij.

“Roma duhet të jetë shumë e vendosur, nuk është një ndeshje ku duhet menaxhuar rezultati, duhet të fitojmë. Nuk mund të rrimë në pritje, objektivi ynë i vetëm është që të dominojmë çdo ndeshje”, ka thënë tekniku i verdhekuqve.

“Ndeshja më e rëndësishme e sezonit? Jo, por kualifikimi është thelbësor për ambicien tonë. Shpresoj që Roma të mësohet duke luajtur në këto nivele”, shtoi ish-mesfushori.

Ndeshja mund të shkojë me penallti: “Jemi përgatitur edhe për këtë”, pohon numri 1 i stolit verdhekuq.

Dalja në çerekfinale është rezultati më i mirë i marrë nga Roma në Champions. “Shpresoj të bëj më mirë, është një shans i madh për mua dhe skuadrën”, ka përfunduar Di Francesco.

Related posts

PANIK PËR RAMOSIN/ I ndodh diçka papritur gjatë muajt të mjaltit

Delo.autor

NOTAT E SUPERIORES/ Kampionët kthehen të shkëlqejnë, Dinamo fiton “me pikë” derbin

Delo.autor

Pjesët e para/ Çmenduri në Shkodër, në Gjirokastër ndalen te tranversa

Sadik.Autor

Leave a Comment