Futboll

Ylli i Man United: S’jam bandit, thjesht përpiqem ta bëj punën time

Mesfushori i Manchester Unitedit, Marouane Fellaini, ka pohuar se është duke u portretizuar padrejtësisht si lojtar agresiv, duke thënë se ajo është thjesht puna e tij për t’i ndalur kundërshtarët dhe ta rifituar topin në fushë.
Përfaqësuesi belg gjatë karrierës së tij ka marrë kartonë të shumtë për shkak të stilit të ngathët të lojës, i cili shpesh e ka futur në telashe me gjyqtarët, transmeton Express.

Megjithatë, 30-vjeçari është i etur të theksojë se nuk është bandit dhe se në fushë futet për ta dhënë më të mirën nga vetja për kauzën e ekipit.

“Mendoj se është e lehtë për ta të më portretizojnë si lojtar agresiv, i cili nuk jam”, ka thënë Fellaini për GQ Style.

“Tentoj ta luaj lojën time; jap më të mirën nga vetja për ta rifituar topin shpejt, këtë punë e kam. Përpiqem të jem më i mirë tërë kohën, ta jap më të mirën nga vetja për ekipin, për klubin. Gjithmonë dua të përmirësohem”, ka shtuar belgu.

Related posts

Humbja me Ukrainën, reagon Panuçi: Zjarri ishte i fikur, Kombëtarja nuk është…

Sadik.Autor

NDRYSHIME NË EKIP PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Liverpool humb mesfushorin, 4 ekipe në garë për të

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Një talent për Kombëtaren, futbollisti i U-19 debuton kundër Olympiacos (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment