Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Humbja nuk zbeh festën, Bayerni ngre titullin e 28 (FOTO)

Bayerni i Mynihut ka festuar zyrtarisht titullin kampion të Gjermanisë, ndonëse matematikisht e kishte fituar disa javë më herët. Në një ceremoni spektakolare të organizuar në ‘Allianz Arena’, futbollistët bavarezë ngritën lart titullin e 28 në historinë e klubit.

Humbja 1-4 ndaj Stuttgartit nuk e zbehu aspak festën e bavarezëve, që pavarësisht nisjes së dobët të sezonit, shkarkuan Ancelottin për të rikthyer Jupp Heynckes dhe arritën të sigurojnë titullin që në muajin Prill.

Gëzim i dyfishtë ishte edhe për sulmuesin polak të Bayernit, Robert Lewandowski, që përveç titullit, mori edhe trofeun e golshënuesit më të mirë të sezonit, me plot 29 realizime, gati dyfishi i ndjekësit më të afërt.

Related posts

INTER NË KRIZË REZULTATESH/ Fati i Contes varet në sfidën ndaj Sasuolos, ja çfarë ndodh nëse humbet…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Lille. Rezultati 2-0

Delo.autor

Benedikt Howedes: Juventus? Do të shohim situatën, dhe do ta përcaktojmë të ardhmen time

Sadik.Autor

Leave a Comment