Futboll La Liga Sport

Ndodh edhe kështu/ 11 persona plagosen gjatë intervistës së Andres Iniestës

Ka shkuar ashtu si askush nuk e priste intervista e Iniesta-s për emisonin “Chester” në Spanjë.
Mesfushori spanjoll i Barcelonës do të zhvillonte një intervistë në ambient të hapur në një nga lagjet e qytetit ku do të fliste rreth karrierës së tij e të ardhmes larg katalanasve.

Për këtë arsye drejtuesit e emisionit e kishin parë të arsyeshme për të improvizuar një tribunë spektatorësh, e cila faktkeqësisht pak para se të fillonte intervista nuk ka mbajtur dot peshën e personave dhe është rrëzuar.

11 persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, mes tyre edhe fëmijë, por fatmirësisht asnjë nuk është në gjende të rëndë.

Sigurisht që regjistrimet e emisionit janë anuluar, ndërsa të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spital.

Related posts

NGA KAMPIONËT TEK REVOLUCIONI/ Të gjithë ekipet në gjueti të Inter-it, ja si ndryshon Seria A në sezonin e ri…

Delo.autor

(FOTO) Leicester – Manchester City, njihuni me formacionet zyrtare

Q.Autor

PAS BARAZIMIT ME KASTRIOTIN/ Mema “i tërbuar”: Nuk dhamë asgjë në fushë, ekipi…

Delo.autor

Leave a Comment