Futboll Sport

Neymar: Shpresoj të jetë Botërori im, por jam shumë i frikësuar!

Neymar po bën çmos për të qenë në ngjarjen më të madhe sportive në botë, Botërorin e Rusisë, por pavarësisht përpjekjeve ka pranuar sesa shumë e ndien presionin dhe se ndihet i frikësuar.

“Askush nuk është më i frikësuar sesa unë”, thotë ylli i kombëtares së Brazilit. “E di që njerëzit janë në ankth dhe mezi presin rikthimin tim në fushat e lojës, por askush nuk është më shumë në ankth sesa mua. E them me bindje se askush nuk ka më shumë frikë sesa unë”, ka rrëfyer sulmuesi i “Seleçao”-s, i cili nuk luan që prej muajit shkurt, për televizionin brazilian “Globo”.

Futbollisti 26-vjeçar i Paris SG u dëmtua në këmbën e djathtë më 25 shkurt, gjatë një ndeshjeje të kampionatit kundër Marsejës. Ai u operua në fillim të marsit në Brazil, e prej atëherë nisi periudhën e gjatë të rikuperimit, për të qenë i gatshëm për Botërorin.

“Ky është një moment tejet i vështirë, ndoshta më i vështiri që kam përjetuar ndonjëherë. Kjo, sepse jemi shumë pranë ëndrrës sime për Botërorin”, shpjegon Neymar.

“O Ney” rifilloi stërvitjen me Parisin të dielën e kaluar, e me shumë gjasë do të mund të kthehet të luajë më 3 qershor, ditën kundër Brazili do të zhvillojë një miqësore kundër Kroacisë.

“Falë Zotit kam një tjetër mundësi për t’u shpallur kampion i botës me Kombëtaren time. Është një ëndërr e imja që në vogëli, e tashmë është kthyer edhe në objektivin parësor. Shpresoj që të jetë Botërori im”, rrëfehet Neymar.

Por, cila është gjendja e tij aktuale? Sulmuesi nuk pranon të japë hollësi, por shprehet se “për fat të mirë, gjatë qëndrimit në Brazil për t’u rikuperuar isha rrethuar nga njerëz alegro, që më bënë të ndihesha mirë, duke më hequr vëmendjen nga mendimet e këqija. Pavarësisht se në kokën time ndodhin miliona gjëra…”.

Related posts

TEK KLUBI I SERIE A DËGJOJNË MUZIKË SHQIPTARE/ Shikoni si kërcen mbrojtësi turk në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Tifozët e Marseille kanë krijuar një “atmosferë” interesante në Salzburg (VIDEO)

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Ndeshje spektakolare. Milan mposht me “POKER” Celtic dhe siguron kualifikimin

Delo.autor

Leave a Comment