Futboll Seria A Sport

Impakti “Igli Tare”/ Lazio do ketë edhe një shqiptar tjetër në organikën e saj

Igli Tare ka afruar te Lazio disa shqiptarë. Me moshat janë disa të rinj premtues, ndërkohë që pjesë e ekipit të parë dhe formacionit është portieri Thomas Strakosha. Paraqitjet e tij e kanë kthyer në një ndër portierët më të mirë për moshën e tij, ndërkohë që edhe në Serie A bën pjesë tek më të mirët. Këtë e thonë shifrat. Sezonin e fundit Strakosha i luajti të gjitha ndeshjet në kampionat, një arritje më vete. Së fundmi për të është interesuar edhe Liverpool-i, madje thuhet se anglezët janë gati të afrojnë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

RIZA DURMISI – Igli Tare ka “peshkuar” në Spanjë këtë herë dhe është mbrojtësi i majtë Riza Durmisi ai që pritet të veshë fanellën e Lazio-s. Lojtari me origjinë shqiptare ka mbyllur sezonin e dytë në Spanjë me Real Betis, teksa bëhet e ditur se mes klubeve marrëveshja është thuajse e arritur dhe kanë mbetur vetëm pak detaje për t’u bërë gjithçka zyrtare. Klubi italian do të paguajë për 24-vjeçarin shumën e 6.5 milionë eurove.

Durmisi, i cili luan me Danimarkën, u la jashtë Botërorit 2018, ndërkohë që tanimë ka të reja për të në lidhje me të ardhmen. Më parë ai ka luajtur për Brondby në Danimarë, për të kaluar në Spanjë te Betis. Sezonin e fundit mbrojtësi i majtë ka luajtur në 24 ndeshje në La Liga, teksa vetëm njërën prej tyre e ka nisur nga stoli. Veçse ka bërë mirë në aspektin difensiv, Durmisi ia ka dalë të shënojë edhe dy gola në kampionat.

Related posts

GOLI I VITIT/ Sassuolo – Milan: Mesfushori e mer topin nga mbrotja dhe shënon (VIDEO)

Isa.Autor

“NDESHJET E NATIONS LEAGUE NUK I MARRIM SI MIQËSORE”/ Gjimshiti: Uzuni dhe Balaj po bëjnë mirë, do shënojmë

Delo.autor

KUKËSI-LUFTËTARI/ Cungu do të kërkojë të përfitojë nga barazimi derbit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment