Futboll Sport

Joachim Löw: Kam gati një plan special, pa detajet jemi ekip mesatar

Nesër skuadra e tra jnerit Lëv do të udhëtojë për në Rusi. Të enjten fillon turneu dhe të dielën ndeshja e parë ndaj Meksikës. 58-vjeçari do të jetë pjesë e “pancerave” për herë të gjashtë dhe po përgatitet për suksesin e radhës. Ai gjithmonë ka një plan për Botërorin. “Jam i vetëdijshëm që në ndeshjet miqësore nuk ecën gjithmonë sipas planit. Nuk luhet gjithmonë për rezultat”, u shpreh trajneri. Për të ka rëndësi sjellja e lojtarëve në fushë dhe mënyra se si ata interpretojnë detyrat taktike. “Nëse nuk i marrim seriozisht detajet, atëherë jemi një skuadër mesatare.

Nëse arrijmë ta bëjmë mirë, atëherë mund të arrijmë diçka speciale dhe kjo ka ndodhur shpesh në të shkuarën”. Plani për suksesin Që të arrijë rezultate sportive me skuadrën, Lëv duhet të hapë përsëri oreksin e skuadrës. “Po të jemi konkret në repartin ofensiv, atëherë kundërshtarët do ta kenë të vështirë të mbrohen ndaj nesh”, beson Lëv dhe nënvizon: “Çdo lojtar është i rëndësishëm. Të gjithë duhet të integrohen në skuadër dhe ata që nuk do të luajnë nga minuta e parë.

Ata do të jenë të nevojshëm për skuadrën gjatë turneut. Krameri ishte lojtari i fundit që në ndeshjen ndaj Brazilit u përfshi në skuadër dhe më pas e nisi nga minuta e parë në finalen kundër Argjentinës”. Ditët e fundit para nisjes Fundjava ka qenë pushim për lojtarët. Por, trajneri po mendon vetëm për ndeshjen e parë ndaj Meksikës. “Masterplanin e kam akoma në mendje. Kam mësuar në turnetë e fundit se si duhet të reagoj në situata të ndryshme.

Disa reagime janë spontane dhe disa janë falë intuitës. Më përpara doja që të punoja çdo ditë për atë që kisha në mendje, por tani e kam kuptuar që ndonjëherë edhe duhet të ndryshosh perceptim. Në punën time i lejoj vetes shumë pushime, gjithashtu edhe lojtarëve. Kjo më ka bërë më të afrueshëm me ta. Bisedoj më shumë dhe për gjëra që nuk kanë lidhje me futbollin. Kjo e bën më të lehtë punën dhe më jep një ndjesi të mirë”, përfundoi trajneri.

Related posts

E FUNDIT/ Perez po TRANSFERON mesfushorin më të mirë në botë (FOTO)

Isa.Autor

Duro: Moment i vështirë, por shkojmë për fitore në Laç

Q.Autor

SKANDAL NË RUSI/ Nurmagomedov përfundon në burg, godet një polic dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Delo.autor

Leave a Comment