Boks Sports

Joshua i nis kontratën Wilder: Firmose dhe eja të duelojmë

Eddie Hearn ka kontaktuar sot me boksierin Anthony Joshua, për të diskutuar në lidhje me të rejat e fundit në lidhje me duelin e mundshëm të britanikut me Deontay Wilder. Ky i fundit pranoi që të duelojë në Britaninë e Madhe dhe se është në pritje të kontratës që Joshua do t’i dërgojë për ta firmosur.

Biseduam dhe vumë re përmes komenteve në rrjetet sociale se Wilder është shumë i paduruar dhe i mërzitur. Por lajmi i mirë është se ai iu rikthyer idesë për të dueluar me Joshua dhe unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë”, tha Hearn.

Ne i kemi bërë një ofertë 4 javë më parë dhe nuk e kuptuam se përse reagimi i tij erdhi kaq vonë. Ndoshta nga që jemi shumë pranë marrëveshjes me Povetkin, ose vërtet Wilder e dëshiron këtë sfidë të madhe.

Është e qartë që ne e duam këtë përballje, që do të nxirrte më të mirin dhe këtë gjë duam ta bëjmë në Britaninë e Madhe. Ju garantoj se do të punojmë që kjo sfidë të jetë madhështore dhe këtë gjë do ta ketë në kontratë”, tha Hearn, që shtoi se brenda kësaj jave do t’i dërgojë kontratën boksierit Deontay Wilder për ta firmosur.

Related posts

Frikë nga statistikat, Argjentina një nga ekipet me më shumë probleme në Rusi

Sadik.Autor

GJYQTARËT IRRITOJNË FLORJAN MARKUN/ Ja vendimi i çuditshëm në sfidën ndaj britanikut Stjuart (VIDEO)

Delo.autor

FITON QË NË RAUNDIN E DYTË/ Dereck Chisora “shkatërron” kundërshtarin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment