Basketball Sport

LAJMI I FUNDIT/ Vdes në aksident basketbollisti Sinani, të lënduar dhe vëllezërit Rugova

Gazmend Sinani, përfaqësues i Kosovës në basketboll, ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Gjakovë.
Federata e Basketbollit e Kosovës me pikëllim të thellë njofton opinionin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.Në po të njëjtin aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala.

“Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme”, thuhet në njoftim.Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar.

Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone.Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.Sinani ishte anëtar i kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA.“Me humbjen e tij, Kosova ka humbur një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës, kombëtarja ka humbur njërin prej basketbollistëve më të vlefshëm dhe më luftarak. Angazhimi i tij gjatë përgatitjeve për ndeshjet e qershorit ka qenë inspirim dhe motivim për bashkëlojtarët, kurse qasja e tij profesionale dhe shpirti luftarak do të mbeten në kujtim të secilit adhurues të basketbollit”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Related posts

“CEREMONI LAMTUMIRE GJATË PIRJES SË UJIT/ Kapiteni i klubit të Kategorisë së Parë lë futbollin për… SHBA-në

Delo.autor

“INSTIKTIN VRASËS DUA TA SHFAQ EDHE KËTU”/ Broja: Kam shënuar 30 gola për Chelsea në të gjitha nivelet, kam besim…

Delo.autor

KOSOVË-GREQI/ Start katastrofik për skuadrën e Shaland, “helenët” kalojnë në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment