Futboll Sports

Pas shkarkimit të Lopoteguit/ Pique evitoi përleshjen mes Ramosit dhe zyrtarit të federatës spanjolle

Julen Lopotegui është shkarkuar një ditë para fillimit të kampionatit botëror prej postit të kombëtares spanjolle.

Mbrojtësi Gerard Pique raportohet se ka ndërhyrë për të evituar një përleshje mes zyrtarëve të federatës dhe Sergio Ramosit.

“Niveli i tensionit ishte i madh. Gerard Pique duhej të ndërhynte dhe ndërmjetësonte në mënyrë që gjërat të mos shkallëzoheshin mes Ramosit dhe Luis Rubialesit”, shkruan diario gol.

Luis Rubiales dhe trajner i ri, Fernando Hierro

Më tutje raportohet se Rubiales ishte i zemëruar kur dëgjoi nga mediat se Lopetegui do të vazhdonte të qëndronte në kombëtare edhe pse ishte zyrtarizuar te Real Madridi.

Ndërkohë trajneri spanjoll gjatë prezantimit te Los Blancos kishte thënë se ishe momenti më i vështirë në karrierë.

“Që nga vdekja e nënës sime, dje ishte dita më e trishtuar në jetën time”.

“Ishte ndër momentet më të vështira, por që Spanjës i uroj fat në Botëror”, ka thënë Lopetegui.

Related posts

Bayern në epërsi ndaj Werder Bremen, Serge Gnabry shënon golin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Uniformat më të shëmtuara të historisë së Kupës së Botës (FOTO)

Sadik.Autor

Mbledhje urgjente te Vllaznia me Ademin, konfirmohet Gjoka

Sadik.Autor

Leave a Comment