Futboll Sport

SPECIALE/ Fakte dhe kuriozitete nga botërori i parë “Uruguai 1930”

Për vendin organizator të edicionit të parë të Kupës së Botës, FIFA nuk pati mundësi zgjedhjeje. Vetëm shteti i Uruguaj ishte në gjendje të përballonte shpenzimet e turneut. Qeveria vendase festoi në të njëjtin vit dy ngjarje të mëdha, 100 vjetorin e krijimit të shtetit dhe Kupën e parë të Botës.

 Federata uruguajane ftoi të gjitha skuadrat përfaqësuese të kohës, por shumë prej tyre refuzuan për shkak të udhëtimit të gjatë. Në botërorin e parë të historisë morën pjesë 13 skuadra. Rast unik në këtë eveniment sportiv ishte fakti se të gjitha ndeshjet u luajtën në të njëjtin qytet, Montevideo.

E VEÇANTË:Përpara fillimit të finales, si Uruguai ashtu edhe Argjentina patën pretendimet e tyre se me cilin top duhet të luhej ndeshja. U vendos që pjesa e parë të luhej me topin e zgjedhur nga Argjentina dhe e dyta me topin e preferuar nga Uruguaj. Të dyja skuadrat fituan pjesët në të cilat luanin me topin e “vet”. Në fund Uruguai fitoi trofeun duke mundur Argjentinën me rezultatin 4-2 edhe pse ekip Albicelest nisej favorit dhe dominoi krejt takimin.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

​Lamtumirë Arsenal

Q.Autor

Harry Kane “gradohet” kapiten i Anglisë, trajneri Southgate shpjegon këtë zgjedhje

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ NEWCASTLE/ Flet trajneri Klopp: Nisa të shijoj futboll pas minutës së…

Delo.autor

Leave a Comment