Bundesliga Futboll Sport

Tifozët të shqetësuar/ Kombëtarja e Gjermanisë nuk bind para Botërorit

Gjermania e Joachim Löw nuk vjen në formën e saj më të mirë në Botërorin e Rusisë madje dyshimet nuk mungojnë për kampionët në fuqi të botës, të cilët në 5 takimet e fundit kanë regjistruar tre barazime dhe dy humbje, statitikë shqetësuese për ata që konsiderohen si favoritët e mëdhenj të titullit. Deri para pak kohësh gjithçka dukej se ecte pozitivisht për këtë ekip që e përfundoi fazën kualifikuese plot suksese dhe numra spektakolarë me 43 gola gola në favor dhe vetëm katër kundër në dhjetë ndeshje, gjithsesi rezultatet e fundit kanë ngjallur disa dyshime.

Diçka e tillë nisi gjatë muajit nëntor kur Gjermania luajti përballë Anglisë dhe Francës takime që përfunduan me barazimet 0-0 dhe 2-2, rezultateve nuk iu kushtua rëndësi por fitorja nuk erdhi as në ndeshjen me Spanjën në muajin mars që u mbyll në shifrat 1-1, e më pas në Berlin pësoi humbjen 0-1 ndaj Brazilit sikundër dhe ndaj Austrisë 1-2. Fitorja e shënuar ndaj Arabisë Saudite 2-1 nuk ishte entuziasmuese pasi kjo përfaqësuese është inferiore krahasuar me kualitetin e gjermanëve. Por përtej rezultateve nuk kanë munguar edhe polemikat.

Përjashtimi i Leroy Sane nga lista e 23 të grumbulluarve dhe zgjedhja e Noier si titullar në vend të Ter Stegen kanë krijuar jo pak ilaritet në ambientin gjerman. Gjithsesi, e vërteta pritet të dalë në shesh duke filluar nga 14 qershori dhe tekniku Joakim Low është i bindur se skuadra që ka në dispozicion do të jëtë gati për të bërë një tjetër performancë mbresëlënëse kur deklaron se Gjermania ka shumë potencial dhe se nuk ndihet aspak i shqetësuar pasi ata janë gati për këtë turne. Për të gjithë skeptikët Gjermania pritet ta thotë të vërtetën e saj gjatë ditëve në vijim.

Related posts

“NUK KAM VENDOSUR PËR TË ARDHMEN”/ Coman: Nuk përjashtoj mundësinë që…

Delo.autor

E ARDHMJA ALLEGRIT NË DILMË/ Shtohen kuotat e Deschamps për trajner të Juventusit

Delo.autor

Beckham fiton bastin, ja çfarë duhet t’i japë Ibrahimoviç anglezit…

Isa.Autor

Leave a Comment