Futboll Sport

Usain Bolt transformohet në futbollist dhe tregon aftësitë e tij kundër legjendave (VIDEO)

Kanë kaluar 20 vjet, por brezi i futbollistëve që kanë qenë protagonistë në Botërorin e vitit 1998 duket se nuk e ka humbur shkëlqimin e tij.

Kjo u pa në ndeshjen miqësore të zhvilluar në mbrëmjen e kësaj të marte mes përfaqësueses franceze të asaj Kupe Bote dhe yjeve të tjerë të futbollit për të festuar pikërisht 20-vjetorin e triumfit të Bluve në Kupën e Botës së vitit 1998 pasi mposhtën 3-0 Brazilin në finale.

Në fushën e lojës zbritën emra të mëdhenj si Zinedine Zidane, Thierry Henry, Blanc, Thuram, Desailly etj që u vunë përballë Davids, Eto’o, Vieri, Stoitchkov, Kluivert e jo vetëm.

Në fakt kjo ndeshje kishte një të ftuar të veçantë dhe bëhet fjalë për vetë Usain Bolt, rekordmenin botëror të atletikës, fitues i 8 medaljeve olimpike që ishte pjesë e ekipit kundërshtar të Francës.

Ishte një ndeshje ku nuk munguan duartrokitjet, humori e spektakli dhe që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të ekipit France 98. Festivali i golave të kësaj sfide u hap nga Morientes, por Henry barazoi rezultatin për francezët.

Goli i avantazhit ishte një kryevepër e ish trajnerit të Realit të Madridit, Zinedine zidane me goditje dënimi duke treguar se nuk e ka harruar klasin e tij si futbollist. një tjetër futbollist spanjoll shënoi për FIFA 98 dhe bëhet fjalë Mendietën që barazoi rezultatin në 2-2. Ekuilibri në rezultat u thye nga Candela që shënoi golin e tretë për France 98 duke vulosur fitoren 3-2 të saj.

https://www.youtube.com/watch?v=0C1mFYNJO1o

Related posts

NË PRITJE TË ZHBLLOKIMIT TË MERKATOS/ Partizani nuk ndalet, siguron shërbimet e talentit të Kosovës…

Delo.autor

INTERVISTA/ “Ylli” i Kombëtares i “shpraz” të gjitha: Nga problemet me pasaportën e Kosovës e deri te kufjet në vesh/ Njihuni me ta pathënat e Eros GREZDËS

Sadik.Autor

Rashica tek Werder, por ja sa para përfiton klubi i Vushtrisë

Q.Autor

Leave a Comment