Futboll Seria A Sports

Zyrtare/ Inzaghi është trajneri i ri i Bolognas

Pippo Inzaghi është trajneri i ri i Bologna. Pas dy sezoneve me Venezia, një kampionat i fituar në Serie C dhe një “play off” në Serie B, ish-sulmuesi i Milan ka vendosur të firmosë për klubin emilian.

Inzaghi, në në Serie A ka qenë trajner i Milan në sezonin 2014-15, ku nuk shkoi përtej vendit të dhjetë, ka zëvendësuar Roberto Donadoni, i cili u largua në fund të sezonit të kaluar.

Pasi përshëndeti Venezia, pas humbjes ndaj Palermo në “play off”, Inzaghi dhe stafi i tij takuan drejtuesit e Bologna dhe firmosën kontratën për dy sezone.

Ndërkohë, një tjetër klub në Serie A ka emëruar trajnerin në ditën e sotme: Roberto De Zerbi do të drejtojë Sassuolo në sezonin 2018/19.

Related posts

Griezman në Barcelonë, vjen deklarata e papritur nga Suarez

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Lojtari largohet nga Interi dhe rikthehet tek ish-ekipi i tij

Delo.autor

ANCELOTTI U ZYRTARIZUA TEK REAL MADRID/ Tifozeria e Everton acarohet kur dëgjon emrin e pasuesit

Delo.autor

Leave a Comment