Futboll Seria A Sport

De Vrij: Ja pse zgjodha Interin, ndeshja e fundit me Lazion…

Stefan de Vrij i vjen keq sesi shkoi ndeshja e fundit me fanellën e Lazio-s, por mohon një konflikt interesi pasi kishte nënshkruar me Inter.

“Më erdhi shumë keq për mënyrën se si shkoi ndeshja e fundit, por ata që më njohin nuk kanë asnjë dyshim për personalitetin dhe sjelljen time,” shprehet De Vrij në prezantimin e tij tek Inter.

“Ne u përshëndetëm dhe ata më uruan fat. “Pse zgjodha Inter? Klubi tregoi menjëherë besim tek unë, asnjë klub nuk më kërkoi aq me ngulm.

“Unë kam besim te projekti dhe ambiciet e klubit, jam shumë i lumtur dhe i bindur se kam bërë zgjedhjen e duhur.”Spalletti? Kemi folur disa herë. Siç thashë, askush nuk më donte aq shumë sa Inter dhe trajneri, i cili më ka kërkuar shumë.

“Klubi do të rritet, jemi ambiciozë dhe duam të bëjmë mirë në këtë kompeticion.”

Related posts

A KE NJË PARTNER NË JETËN TËNDE? Hygerta Sako: Sa më shumë kalojnë vitet rriten standardet. Nuk dua një mashkull për…

Delo.autor

PARA NDESHJES ME FIORENTINËN/ Gatusso kthen në formacion rebelin…

Delo.autor

FA CUP/ Broja jep asistin e golit të fitores, Southampton kalon turin e radhës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment