Basketball Sport

Kontrata, shifra e frikshme që fiton në një sekondë LeBron James

Të gjithë i kishin sytë nga LeBron James dhe ai vendosi për të ardhmen: Los Angeles Lakers është skuadra e tij e re. E donte edhe Philadelphia 76ers dhe Houston Rockets, por edhe Cleveleand Cavaliers ishin gati t’i ofronin një “mal” me para lojtarit të tyre kryesor, që cilësohet edhe si më i miri në NBA momentalisht. “Mbreti” dëshironte një projekt fitues dhe zgjodhi të sfidojë Golden State Warriors duke ia bashkuar Lakers. Ka nënshkruar për katër vite, edhe pse është 33 vjeç.

PËRFITIMET – Sigurisht që edhe në aspektin financiar Lebron James do të përfitojë goxha. Përgjatë katër sezoneve, LeBron James do të arkëtojë në llogarinë e tij plot 154 milionë dollarë. Po sa fiton basketbollisti në një sezon, në një ndeshje, në një periodë, në një minutë dhe në një sekondë? Lë ta mprehim lapsin dhe shifrat janë të tilla. Përgjatë një sezoni James do të përfitojë plot 38.5 milionë dollarë, ndërkohë që për një ndeshje do të marrë gati gjysmë milioni dollarë.

Shifra ekzakte që do të përfitojë në një ndeshje është 469512 dollarë. Pjesëtuar për katër dalin përfitimet që “Mbreti” do të marrë në një periodë dhe shifra është 117378 dollarë. Sa i shkon përfitimi në një minutë Lebronit? 9871 dollarë. Po në një sekondë? 163 dollarë. Shifra të frikshme, por një basketbollist i këtij niveli sigurisht që arrin të çojë peshë një qytet të tërë me kontributin e tij në parket. Të gjithë presin të shijojnë spektaklin që do dhurojë me fanellën e Los Angeles Lakers. Në fund duan titullin dhe të festojnë. Vetë Lebron e ka bërë këtë tre herë: dy herë me Miami Heats dhe një herë me Cleveland Cavaliers. Koha për ta realizuar këtë objektiv me LA Lakers.

Related posts

TREGON MOMENTIN KUR CR7 HUMBI TË ATIN/ Tekniku Skolari: Sot s’mund të bëj gjë, kështu që…

Delo.autor

E FUNDIT/ FATI i Ze Marias tek Tirana: Takim me dyer të mbyllura prej 3 orësh me presidentin Refik HALILI

Isa.Autor

SFIDA FINALE NDAJ LEICESTER PËR KUPËN E ANGLISË/ Trajneri Tuchel: Nuk mund të humbasim për asnjë moment…

Delo.autor

Leave a Comment