Futboll Sport

MINUTË PAS MINUTE/ Kroacia “e vogël” bën mrekullinë dhe kalon në finalen e madhe (VIDEO)

Kroacia dhe Anglia që do të përballen pas pak çastesh në stadiumin “Luzhniki”, janë dy ekipe që kanë befasuar duke arritur deri këtu. Në fillim të kompeticionit askush nuk i kishte në laps, megjithatë në këtë moment një prej tyre do të shkojë në finale me shpresën për të fituar trofeun e madh.

Kjo është hera e dytë për Kroacinë që mbërrin në gjysmëfinale pas 20 vitesh, ndërsa Anglia, që e ka fituar trofeun në vitin e largët 1966, kërkon të rikthehet te suksesi i munguar prej dekadash. Pritet një ndeshje tepër e luftuar dhe trajnerët nuk kanë bërë ndryshime të mëdha në formacion. Zlatko Dalic, është një trajner i panjohur në gjysmëfinale në Kupën e Botës, por ekipi i tij ka bërë rrugën e duhur dhe ndaj Anglisë synon fitoren për të arritur në finalen e Moskës.

Edhe në krahun tejtër ka shumë besim dhe optimizëm te puna e bërë nga Gareth Southgate. Në fushë pritet një ndeshje e fortë dhe diferencat janë tepër të vogla. Kroacia mburret me mesfushën, pasi ka një nga repartet më të kompletuara në këtë Botëror, ndërsa Anglia me freskinë dhe shpejtësinë.

109′ GOL… Kroacia kalon në avantazh me Mario Madzukic.

https://www.dailymotion.com/video/x6ocbuh

105′ Nis shtesa e dytë, vijon rezultati i barabartë mes Anglisë dhe Kroacisë.

90+’ Nis shtesa e parë prej 15 minutash. Vijon rezultati 1-1 mes Anglisë dhe Kroacisë.

93′ Me barazimin 1-1 Anglia dhe Kroacia i drejtohen shtesave.

74′ Kroacia pranë përmbysjes me të njëjtin autor, Perisic por topi ndalet në shtyllë.

67′ GOL.. Kroacia vendos baraspeshën me mesfushorin Ivan Perisic.

https://www.dailymotion.com/video/x6oc6n5

63′ Kroacia e gjitha në sulm dhe i shkon pranë epërsisë me mesfushorin Ivan Perisic.

45+’ Nis pjesa e dytë mes Anglisë me Kroacisë. Rezultati aktual është 1-0 për “3 luanët”.

46′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Anglisë kundër Kroacisë. Autori i golit të vetëm u bë Tripper.

31′ Kroacia tregohet e rrezikshme me Ante Rebic i cili mundohet të vë në vështirësi portierin Pickford.

5′ GOL…Anglia kalon në avantazh me një supergol të mbrojtësit Tripper. Lojtari i Totenham me një goditje këndi e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

https://www.dailymotion.com/video/x6obz81

1′ Nis takimi gjysëmfinal mes Kroacisë dhe Anglisë.

Related posts

NGA YJE NË TË URRYER NGA TIFOZËT/ Ja si ndryshoi karriera e kampionëve (FOTO)

Delo.autor

Hysaj: Roma dhe Inter rivalë për titullin!

Q.Autor

PARTIZANI I DAJËS/ Bardhi dhe Idrizaj më të aktivizuarit. Shënojnë të gjithë sulmuesit

Delo.autor

Leave a Comment