Cudirat e Boterorit Futboll Sport

NDODH EDHE KËSHTU/ Sekuestrohen 823 kg kokainë, fytyra e NEYMARIT në qendër të trafikut

Me siguri mund të thuhet se Neymar nuk po kalon një periudhë të lehtë. Pas paraqitjeve poshtë pritshmërive, të dëshmuara gjatë Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, mbi të gjithpa për atë shfaqje të shëmtuar që lidhej me simulimet dhe ezagjerimet e shumta, janë të shumtë ata që e kanë marrë në shënjestër yllin brazilian. Sjellja e tij nuk është falur aspak në rrjetet sociale, përkundrazi teksa i gjithë populli i rrjetit e ka masakruar, në atë masë saqë edhe portali për të rritur, “Pornhub”, ka dhuruar disa kategori për yllin e PSG.

Por nuk ka përfunduar me kaq për numrin 10 të Brazilit. Sipas asaj që raprojnë mediat e huaja, edhe në këto orë, Neymar vijon të mbetet në qendër të polemikave. Kësaj here, 26-vjeçari nuk ka asnjë faj, por thjesht është gjendur mes një situate të pabesueshme. Në Guatemala është konfiskuar një sasi prej 823 kg kokainë për të cilën janë arrestuar tre narkotrafikantë kolumbianë. Po ç’hyn Neymar këtu? Çdo paketim shoqërohej me foton e O’Ney. Imazhi i futbollistit me fanellën e Paris Saint-Germain, në fakt shërbente si maskim për trafikun e drogës.

Related posts

INTER GATI T’I JAPË NJË TJETËR SHANS SANCHEZ/ “Zikaltërit” e kanë të qartë se ç’duhet të bëjnë me kilianin

Delo.autor

Pezullohet dënimi me burg për Ronaldon, portugezi pranon të paguaj taksat

Sadik.Autor

NDRYSHIME TË MËDHA TE LAZIO KËTË VERË/ Sulmuesi mund të largohet, Juventus pas dere

F.autor

Leave a Comment