Futboll Seria A Sport

TIFOZËT E MILANIT NË FESTË/ Në “San Siro” pritet të vijë lojtari që e “dashurojnë” të gjithë

Milanit i duhet një mesfushor që të jetë alternativa e duhur për Franck Kessie. Një lojtar që të jetë brenda parametrave të fair play-it të UEFA-s. Kështu, futbollisti i duhur është një njohje e vjetër e kuqezinjve.

Bëhet fjalë për Juraj Kucka, sllovaku i datëlindjes 1987, i cili ka luajtur me Milan nga 2015-a në 2017-ën dhe që është shitur më pas për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Montella.

Sa do të kushtonte blerja e tij? Aktualisht, ai është te Trabzonspor, që e mori një vit më parë për 5 milionë euro. Turqit, gjithsesi, do të ishin të gatshëm të pranonin një ofertë prej 4 milionë eurosh.

Me pak fjalë, një operacion i mundshëm për një Milan që ka nevojë për të përforcuar skuadrën pa shpenzuar shumë.

Related posts

FOTO/ Formacionet zyrtare: WBA – Arsenal

Q.Autor

E ARDHMJA E “SUPER MARIOS” NË DYSHIM/ Balotellin e duan në Serie A, por problem mbetet…

Delo.autor

“DRIDHET” INTERI/ Abramoviç zbarkon në Milano për Romelu Lukakun. Marota ka gati…

Delo.autor

Leave a Comment