Basketball Sport

BASKETBOLL/ SHQIPËRIA del “duarbosh” nga Europiani, REKORD KATASTROFIK për 18-vjeçarët

Përfaqësuesja e basketbollit të Shqipërisë për 18-vjeçarët kthehet me turp nga Maqedonia pas përfundimit të Kampionati Europian Divizioni B. Edhe pse pritej një paraqitje më premtuese nga kuqezinjtë, në asnjë prej takimeve të zhvilluara skuadra nuk ka marrë asnjë fitore duke dështuar në të 8 takimet. Kundërshtarët e Sllovenisë, Suedisë, Bullgarisë, Danimarkës, Sllovakisë, Luksemburgu, Gjeorgjia dhe Rumanisë e kanë patur të lehtë të mposhtnin ekipin tonë. Në renditjen totale të kompeticionit Shqipëria u rendit në vendin e 24-t.

Kriza e basketbollit shqiptar ka prekur prej vitesh jo vetëm klubet, por dhe skuadrën përfaqësuese dhe duhet ende kohë për të arritur në një stad të kënaqshëm. Fqinjët Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova kanë diferenca të mëdha me Shqipërinë për sa i përket ecurisë dhe paraqitjes në kompeticionet e klubeve dhe shteteve në basketboll. Madje ato renditen midis më të mirave të kontinentit.

 

Related posts

SANÇEZ “TRADHËTON” MILANIN/ Kuqezinjtë piketojnë talentin argjentinas si zëvendësuesin e tij

F.autor

SYNON PËRFORCIME NË MERKATO/ “Bardheblutë” kërkojnë të “rrëmbejnë” dy lojtarët e Skënderbeut…

Delo.autor

Ylli i Chelsea: Nuk ka asnjë mundësi që të transferohem te United

Sadik.Autor

Leave a Comment