Inter nuk është vënë në lëvizje vetëm për Luka Modric. Emri tjetër për të cilin po punojnë zikaltrit është Keita Balde, ish-sulmuesi i Lazio-s, që aktualisht është te Monaco.
Të martën e ardhshme do të zhvillohet takimi vendimtar me drejtuesit e klubit francez për të mbyllur operacionin me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes.
Spalletti, kështu, do të kishte në dispozicion një sulmues në gjendje të luante në krah dhe në qendër.