Moto GP Sport

Përmbytet pista e Silverstone, gara e Moto GP në rrezik për t’u zhvilluar (DETAJE)

Gara e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Moto GP, që do të zhvillohet sot në pistën e Silverstone, rrezikon të moz zhvillohet. Shiu i dendur që ka nisur që në orët e para të mëngjesit e ka bërë të pamundur zhvillimin normal të garës. Për momentin organizatorët e kanë shtyrë fillimin e saj, pa dhënë një orë të saktë se kur do të zhvillohet ajo. Madje ka gjasa që kjo garë të mos zhvillohet fare, pasi shtyrja e saj ditën e hënë nuk konsiderohet si opsion.

Pilotët dolën rregullisht në pistë për të nisur garën në orën 12:30 (ora e re e nisjes së garës vendosur të shtunën nga organizatorët) kur koha ishte me re. Por shiu i rrëmbyeshëm që nisi në ato çaste detyroi organizatorët që ta shtynin garën, shi që në fakt pat nisur më herët, por kishte pushuar më pas. Makina e sigurisë ka zbritur disa herë në pistë, por shiu që bie është i rrëmbyeshëm dhe pista nuk është e sigurt për pilotët, që vazhdojnë të qëndrojnë në bokse.

Organizatorët kanë bërë me dije se po presin përmirësimin e kushteve atmosferike dhe më pas do të vendosin për nisjen e garës, e cila është ende në dyshim për t’u zhvilluar. Në dyshim janë edhe garat e kategorive Moto 2 dhe Moto 3, të cilat do të zhvillohen pas garës së Moto GP.

Related posts

Kënga e Botërorit kryeson top listat në Poloni

Sadik.Autor

Tirana mposht Teutën dhe rihap betejën për titull

Sadik.Autor

Bregu prezantohet tek Skënderbeu: Objektivi primar është fitimi i titullit kampion

Isa.Autor

Leave a Comment