Futboll Premier League Sport

“REVOLUCION” TEK CHELSEA/ Sarri fillon ndryshimet që nga kuzhina

Duhej të ishte një revolucion dhe ashtu ka ndodhur. Të paktën… në tavolinë. Transferimi i Sarri-t te Chelsea duhej të largonte renë negative të krijuar gjatë sezonit të fundit të Antonio Conte-s, i cili ka qenë protagonist i disa mosmarrëveshjeve me lojtarët.

Për të parë një ndryshim në fushë do të duhet akoma edhe pak kohë, duke parë se filozofia e Sarri-t nuk mund të mësohet brenda një dite. Kështu, sipas “Telegrapgh”, duke se trajneri i “Bluve” ka ndërmend të bëjë shumë ndryshime… në kuzhinë.

Me pak fjallë, Sarri do të largojë të gjithë ndalimet gastronomike të vendosura nga Antonio Conte. Ish-trajneri i Juventu-s, në fakt, kishte hequr nga pijet me gaz, ketchup dhe Broën Sauce-ën e famshme të kuzhinës angleze, por që ishte pak si shumë e sheqerosur për shijet e tij dhe për një dietë të balancuar.

Mes të tjerash mungonin edhe karbohidratet: domethënë, s’kishte pica. Një situatë kjo që ka ndryshuar me ardhjen e ish-trajnerit të Napoli-t, objektivi i të cilit është që lojtarët të jenë të lumtur edhe jashtë fushës së lojës.

Related posts

HISTORIKE/ Tenisti Djokovic fiton “Wimbledon” dhe barazon rekordin e Federer dhe Nadal

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Tirana, Hasani dyfishon avantazhin për bardheblutë. “Fanaticsat” në festë

Delo.autor

“SHPËRTHEN” NEYMAR/ Bën reagimin surprizë: Ja përse po urrehem… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment