Futboll Premier League Sport

RRUGA DREJT SUKSESIT/ OZIL themelon ekipin e tij në “eSports”, miliona njerëz…

Eshtë një rregull i vjetër i atyre që merren me relatat me publikun. Nëse publiku është kundër teje, atëherë ndrysho profil dhe kthehu sërish në qarkullim. Në botën e medias lajmet e reja dhe iniciativat nuk janë një tregues, por vetëm një kartëvizitë!

Ndonjëherë një projekt i ri mund të ndihmojë të ndryshosh imazhin dhe nëse ky plan është pozitiv dhe nuk lëndon askënd, atëherë me siguri do të kesh sukses.

Ndoshta kjo është ajo që i kanë këshilluar Mesut Ozil. Dorëheqja e tij nga kombëtarja gjermane me betejë të hapur karshi federatës vendase e kanë vendosur nën presionin e shtypit organizatorin e Arsenal.

Por së fundmi, Ozil është kthyer në personazh pozitiv në rrjetet sociale pasi në bashkëpunim me agjencinë “eSportsReputation”, futbollisti ka nxjerrë njoftimin se dëshiron të krijojë një skuadër për lojërat elektronike.

Ai synon të shfrytëzojë dallgën e madhe që po sjell ky aktivitet, lojërat on-line, aktiviteti më popullor përnjerëzit nga 15 deri në 24 vjeç, si e tregoi kampionati botëror i “FIFA 2018”, finalet e të cilit u luajtën në Londër.

Miliona njerëz nga e gjithë bota e ndoqën këtë veprimtari që u organizua nga vetë qeveria e futbollit botëror dhe pjesëmarrësit në raundet e para ishin 20 milionë vetë.

Klubet më të mëdha në botë si Manchester City, Paris Saint-Germain, Roma, Valencia, Ajax, etj. kanë hapur ekipet e tyre në “eSports”, tani do të jetë edhe “Ozilteam”. Largpamës në fushë dhe jashtë saj.

Related posts

LIVE Teuta-Skënderbeu/ Dorëzohet Orges Shehi, durrsakët shënojnë edhe golin e dytë (VIDEO)

Isa.Autor

PREZANTON PROJEKTIN PËR BOTËRORIN ÇDO DY VITE/ Infantino: Ndoshta UEFA nuk i ka parë numrat…

Delo.autor

Nis pjesa e dytë, Anglia do revanshin ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

Leave a Comment