Moto GP Sport

SPEKTAKOLARE/ Lorenzo mund Marquez me “fotofinish” në garën e Austrisë (VIDEO)

Jorge Lorenzo me Ducati fitoi garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Moto GP (suksesi i tretë sezonal), duke triumfuar në pistën e Spielberg, në fund të një garë emocionuese dhe me rivalitet, në një duel “rrotë më rrotë” me Marc Marquez me Honda. Të dy pilotët dhuruan emopcione në fund të një dueli fantastik nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke lënë të hapur emrin e fundit.

3 xhirot e fundit ishin të jashtëzakonshme, ku herë kryesonte Lorenzo e herë Marquez, që nuk e ulën gazin deri në metrin e fundit. Por piloti i Ducati u tregua më i saktë në kilometrat e fundit, duke mposhtur me pak centimetra diferencë shokun e ardhshëm të skuadrës.

Në vendin e tretë u rendit Andrea Dovizioso me Ducatin tjetër, që rezistoi deri në gjysmën e parë, pasi më tej nuk pati ritmin e dy të parëve dhe në fund u detyrua të kënaqet vetëm me një vend në podium. Pas tij u renditën Cal Crutchloë e Daniele Petrucci, ndërsa në vendin e gjashtë u klaasifikua Valentino Rossi me Yamaha. Piloti italian bëri një garë të mirë, duke rikuperuar 8 pozicione (u nis i 14-ti) dhe vendi i gjashtë ishte maksimumi për të, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës Vinales u mbylli garën në vendin e 12-të.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Moto GP, në krye të saj vijon të qëndrojë Marc Marquez, që tashmë e thellon në 59 pikë avantazhin me vendin e dytë, Valentino Rossin. Ky vendi i dytë për spanjollin e Hondës sot në Austri ishte si një fitore, duke hipotekuar titullin kampion. gara e radhës, pas dy javësh në Angli.

Related posts

“GRAND SLAM”/ Veteranët Federer e Serena Williams debutojnë me fitore në Paris

Delo.autor

ANGLI FËMIJËSH/ Southgate befason me emrat e grumbulluar, në listë edhe një…

Isa.Autor

TRAJNERI I BAYERN DREJT SHKARKIMIT/ Ja Legjenda që është gati për ti zënë vendin

Isa.Autor

Leave a Comment