Futboll Sport

Trajnerët në Seria A, zbulohet listpagesa. Allegri mban rekordin, ndërsa Gattuso…

Transaksione, tratativa dhe mbi të gjitha rroga. Skadimi i merkatos është shumë pranë, me gongun final të planifikuar për të premten në orën 20:00, që merr me vete debate të ndryshme në lidhje me pagat e futbollistëve. Nëse kjo fushatë merkatoje ka dërguar në Itali një lider të ri në listën e më të paguarve, me Ronaldo që do të përfitojë 30 milionë euro neto te Juventus, të paktë janë ata që janë përqendruar te trajnerët.

Ai që udhëheq listën e trajnerëve më të paguar në Seria A është Max Allegri, trajneri bardhezi me një pagë vjetore prej 7,5 milionë euro. Pas tij renditet trajneri i ri i Napoli, Carlo Ancelotti, i cili nga Aurelio De Laurentiis përfiton një rrogë prej 6 milionë euro. Në vend të tretë të podiumit që Luciano Spalletti, që porsa rinovoi me Inter. Klubi zikaltër i garanton trajnerit pagën prej 4,5 milionë euro në vit. Në vend të katërt qëndron Di Francesco me 3 milionë euro. Mazzarri surprizon teksa mban vendin e pestë me pagën e tij  prej 2,2 milionë. Vetëm vendi i gjashtë për Gattuso, që te Milan përfiton 2 milioni di euro, i ndjekur nga tekniku i Lazio, Simone Inzaghi me 1,2 milionë euro.

Related posts

Salah kalon Ronaldo edhe në FIFA!!!

Sadik.Autor

UEFA bën renditjen e re: 20 klubet më të mira në Evropë

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Memelli: Besoj te skuadra dhe te djemtë. Nuk po kalojmë një moment të mirë

Delo.autor

Leave a Comment