Futboll Sport

ZBARDHET E VËRTETA/ Ja arsyeja pse Dani Alves ndryshoi numrin e fanellës

Ylli i Paris Saint-Germain Dani Alves ka ndryshuar numrin e skuadrës për sezonin e ri në nder të legjendës Braziliane dhe katër herë kampionit të botës Mario Zagallo. Mbrojtësi 35-vjeçar tani do të veshë nr. 13 në vend të nr. 32 që ka mbajtur sezonin e kaluar.

Alves aktualisht është i dëmtuar dhe nuk pritet të rikthehet deri në fund të vitit pasi ka bërë një operacion në gju gjatë qershorit të kaluar.

Gjithsesi, kur ai të bëjë rikthimin e shumëpritur, Alves do të veshë fanellën me nr.13 për nder të Zagallo-s dhe thuhet se e ka konsideruar si numër fati gjatë gjithë karrierës.

“Gjithmonë kam dashur të ndryshoj numra dhe të nderoj njerëz që, në një mënyrë, më kanë frymëzuar dhe kanë pasur kuptim në jetën time.

“Këtë herë, e kam ndryshuar për idhullin tonë – të paharrueshmin Zagallo.”

Related posts

Nisin përballjet e ‘Europa League’, Milan sfidon Arsenalin në “San Siron” e tejmbushur

Q.Autor

KA BESIMIN E NAPOLIT/ Hysaj garanton qëndrimin në Itali, Ançeloti e gradon kapiten

Isa.Autor

SERIE A/ Monchi: Alisson largohet vetëm nëse unë kthehem në fushë

Sadik.Autor

1 comment

Keven Gimpel 11/09/2018 at 06:47

With thanks! Valuable information!

Reply

Leave a Reply to Keven Gimpel Cancel Reply