Futboll Sport

CHAMPIONS APO PREMIER LEAGUE/ Ja kush do jetë më i favorizuar nga Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka hedhur poshtë zërat se ai do të sakrifikojë Champions League për të triumfuar në Premier League këtë sezon, duke parë startin e mirë të kampionatit që skuadra e tij ka bërë, duke i fituar të katërta takimet e deritanishme. “Unë e di që është e vështirë të jesh kompetitiv në të dyja këto turne, por unë nuk do të sakrifikoj njërin për të fituar tjetrin. Të shohim se si do të shkojnë gjërat në Premier deri në shkurt-mars dhe më pas do të mendojmë. Kemi një ekip të mirë, që mund të shkojë larg në të dyja këto turne edhe pse titulli kampion mbetet përparësi për ne”, tha Klopp.

Liverpool u mund 3-1 në finalen e vjetshme të Champions League duke dalë duarbosh, ndërkohë që edhe në Angli nuk fitoi asnjë trofe sezonin e fundit, ndaj këtë sezon pritet diçka më shumë nga ekipi i “reds”. Në prag të ndeshjes ndaj Tottenham, trajneri gjerman shton: “Do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Tani po përgatitemi për sfidën ndaj Tottenham dhe më pas do të mendojmë për ndeshjen e Champions League”.

Vjet, Liverpool eliminoi Manchester City në çerekfinalet e Champions, por në Premier e mbylli kampionatin 25 pikë pas skuadrës së “qytetarëve”, që u shpall kampione. “Detyra jonë është të paraqitemi sa më mirë në të gjitha ndeshjet. Për momentin do t’i respektojmë të gjitha turnetë ku luajmë, jo vetëm këto të dyja. Vjet u fokusuam te të dy këto turne dhe shkuam deri në fund. Unë e kuptoj që do të ketë edhe rotacion në formacion, për të shkuar sa më larg të jetë e mundur”, tha Jurgen Klopp.

Related posts

EKSPLOZIVI NË SHTËPINË E ARMAND DUKËS/ FIFA mesazh FSHF-së: Presim një proces transparent zgjedhjesh

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Juventus-Real Madrid: 10 momente epike, për t’u kujtuar gjithmonë (video)

Q.Autor

La Liga/ Zidane bën shumë ndryshime në ndeshjen ndaj Leganes

Sadik.Autor

Leave a Comment