Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Ansi Nika: Objektivi ynë janë “Kupat e Europës”. Ja kush e FITON Superligën

Disa vite më parë Futbolli Shqiptar dhe ai Kosovarë ishin të veçuar nga njëri-tjetri në saj të bashkpunimit por edhe më gjërë. Në vitet e fundit ky trend ka ndryshuar ku nuk janë më vetëm talente kosovarë që frekuentojnë futbollin tonë por edhe ansjelltas. Një futbollist që aktualisht ka zgjedhur të luaj në kampionbatin Kosovarë është edhe Ansi Nika.

Mesfushori me tipare të avnancuara që ka veshur më parë fanellën e Kukësit, Tiranës por edhe Laçit së fundmi, është pjesë e klubit të Gjilanit. Ekskluzivisht për AlpeNews.al Nika flet mbi ambjentimin dhe diferncat midis dy shkollave të futbollit dhe ambicjen me klubin e Gjilanit për këtë sezon.

INTERVISTA E PLOTË: 

1- Ansi, pasi keni luajtur prej shumë sezonesh në Superligë, këtë sezon ndërruat ambjen duke u transferuar në kampionatin Kosovarë tek ekipi i Gjilanit. Kush ju bindi për të shkuar tek kjo zgjedhje?
Të largohesha nga vendi im nuk e kisha menduar aq më tepër për të luajtur në Kosovë. Kam kaluar vite të mrekullueshme në Kampioantin Shqiptar. U transferova në Kosovë tek Gjilani pasi më pëlqeu projekti i klubit i cili duhet thënë është shumë ambicioz.

2- Cili është kampionati më i fortë dhe ku ndryshojë futbolli Shqiptarë me atë Kosovarë?
Kampionati Shqiptar është më lart se ai Kosovarë pasi ka vite që zhvillohet dhe lojtarët më të mirë nga Kosova transferohen në Shqipëri. E megjithtë këtu është toka e talenteve dhe ka mjaftueshëm cilësi. Po rriten dita ditës. Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e kombëtares “Dardane”. Njerzit janë korrekt dhe shumë profesionist në atë çfarë bëjnë.

3- Si po shkon ambientimi në Superligën Kosovare?
Ambjentimi po shkon mjaftë mirë pasi gjuha është e njëjtë dhe natyrisht të ndihmonë mjaftueshëm. Akomodimi shkoi ashtu siç e kisha planifikuar dhe tani nuk më ngelet gjë tjetër veçse çdo ditë të bëj më të mirën në shërbim të skuadrës së Gjilanit.

4- Cili është objektivi i Gjilanit për këtë sezon?
Objektivi primar i Gjilanit janë kupat e europës por nuk përjashtohët edhe mundësia për të konkuruar për titullin kampion.

5- Tashmë si një ish lojtarë i Superligës, kë shikoni si favorit për të fituar titullin kampion në Shqipëri?

Pamvarsisht rezultateve të fundit, Flamurtari më duket më favorit për të triumfuar në fund të sezonit kjo në saj të organikës së lojtarëve që ka në dispozicion. Diferencën do ta bëj edhe trajneri Ilir Daja që për mua është një person fantastik. Ai ka treguar që i mer maksimumin vetes dhe lojatrëve që ka në dispozicion.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Joshua e Fury duel në maj, sfida do të gjenerojë 200 milionë euro

Delo.autor

SFIDA NDAJ INTER PËR CHAMPIONS/ Ancelotti: Është një ekip që luan mirë, do të jetë një lojë e hapur dhe…

Delo.autor

NUK I NDAL ASKUSH/ Juve kanibalësh, ja rekordet që mund të tentojë sivjet

Isa.Autor

Leave a Comment