Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Blerim KRASNIQI: Skënderbeu favorit për TITULLIN, ëndërroj kombëtaren kuqezi

Java e katërt e kampionatit Shqipatar u mbyll me supersfidën Flamurtari-Skënderbeu. Korçarët arritën të siguronin një fitore të rëndësishme duke iu falur sulmuesve Karasniqi dhe Oto Xhon.

Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Orgest Sheqi protagonist kryesor ishte pikërisht sulmuesi Kavajës, Blerim Krasniqi. 22- vjeçari tregon ekskluzivisht për AlpeNews.al emocionet e golit të parë për këtë sezon, ambicjet e Skëndërbeut si dhe atmosferën tek “ujqërit e dëborës”.

INTERVISTA E PLOTË:

1-Blerim, pritët, vonuat por në fund shënuat golin ndoshta më të rëndësishëm për këtë sezon si në aspektin persoanl ashtu edhe në atë ekipor. Çfarë ndjesie patët kur dërguat topin në rrjetë?

Të themë të drejtën isha pak në tension pasi nuk kisha realizuar në tre takimet e para edhe pse kam ndihmuar ekipin me depërtimet apo asist. Të shënon aq më tepër në një takim si ai me Flamurtarin është një emocion i veçantë. Ndjehem mirë për golin e shënuar dhe tashmë jam i “uritur” për të shënuar sa më shumë.
*Çfare problemi patët në fillim të ndeshjes dhe si arritët të luanit titullar?
Kisha një problem gripal. Me vendosshmërinë time por edhe kurajon e presor Shehit, ja dola dhe madje e justifikova sakrificën që bëra.

2- Tashmë që edhe u “zhbllokuat”, cili është objektivi juaj personal?
Objektivi është që të jem gjithmonë vendimtar pë Skënderbeun. Rëndësi ka që ekipi të eci në rrugën e duhur edhe pa golat e mi. Do mundohem të jap maksimumin sa herë që trajneri të dëshirojë shërbimet e mija.

3- Po kryesoni të vetëm duke mundur kundërshtarët direkt si Partizani dhe Flamurtari. Beson tek titulli kampion?
Është herët për të analizuar kundërshtarët, jam i bindur që do të ketë rivalitet deri në sekondën e fundit. Do të jetë një kampionat spektakolar. Unë besoj shumë tëk titulli pasi kemi një ekip që mund të bëj mirë në çdo moment.

4- Këtë javë do të keni një ndeshje të vështirë me Tiranën. Çfarë i premtoni tifozerisë korçare?
Tifozët do të na mungojnë por ata janë gjithmonë mes nësh. Unë jam gjithmonë shërbëtori i tyre për ti gëzuar me golat e mi dhe paraqitjet e mira të gjithë ekipit.

5-Janë luajtur vetëm 4 javë, kë shikoni si konkurent për titullin kampion?
Besoj se konkurentët për titullin janë të gjithë ekipet. Nuk ka diferenca dhe çdo ndeshje është po aq e vështirë. Laçi na ka vën më shumë në vështirsi ndërkohë që edhe Partizani, Kukësi por edhe Flamurtari janë në garë.

6-Si ju motivon trajneri Shehi dhe çfarë përshtypjesh keni për të?
Shëhi është një njeri perfekt, një trajner i zoti. Përpiqet gjithmonë ti mari maksimumin vetes. Ka treguar dhe po tregon se është një trajner i madh. Gëzojmë respekt dhe ka një harmoni të plotë mes stafit drejtues dhe lojtarëve.

7-E ndjeni konkurencën me Oto Xhonin, pasi afrikani ka shënuar gjithmonë si zëvëndësues?
Oto Xhon është një lojtarë që punon dhe është padyshim një lojtarë cilësor. Nuk kam frikë nga konkurrenca, do vijoj të bëj më të mirën dhe sigurisht do pajtohem me zgjedhjet e trajnerit.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Southamptoni dhe Fenerbahce, në garë për sulmuesin e madh të Barcelonës

Sadik.Autor

Krenar për xhaxhain e tij/ Ja cili është SHQIPTARI që luajti për Kroacinë (FOTO)

Isa.Autor

NAPOLI PRET INTER NË FUNDJAVË/ Arma sekrete e Gatussos do të jetë një ish-“Zikaltër”, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment