Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Bruno DITA: SKËNDERBEU ekipi për tu mundur, me Tiranën përballje e vështirë

Sezoni i ri Skënderbeu i vjetër. U menduan se klubi korçarë do të kishte hoshilacione këtë sezon pasi shumë lojtarë titullarë u larguan. Dënimi i UEFAS-s po ashtu ishte demoralizues por 4 javët e para kanë dëshmuar tjëtër histori. “Ujqërit e dëborës” kanë 3 fitore dhe 1 barzim duke kryesuar të vetëm. Ekipi i cili drejtohet tashmë nga trajneri Orgest Shehi ka një përballje të fortë me Tiranën.

Ekskluzivisht për AlpeNews.al mesfushori i Skëndërbeut, Bruno Dita tregon atmosferën tek juglindorët dhe ambicjet për supersfidën me Tiaranën e cila starton në orën 18:45.

INTERVISTA E PLOTË:

1-Bruno, ky sezon pritej të ishte një vit i vështirë për ekipin e Skënderbeut, pasi dënimi i Uefas por edhe largimi i disa titullarëve krijuan një “vokum” në skuadër. Ndërkohe që kjo nuk po shfaqet në rezultatet e klubit në këtë fillim sezoni. Çfarë e bën të fortë këtë Skënderbe?

Është i vërtetë konstatimi juaj, por Skënderbeu është Skënderbeu. Këtu diferencën nuk e bëjnë individët por grupi i lojtarëve. Në skuadër ka një harmoni totale, një faktor ky që po ndikon pozitivisht në arritjen e rezultaeve pozitive.

2- Ky sezon pritet të jëtë më i luftuar ndërkohë që ju jeni protagonist absolut në skemat e trajnerit Shehi. E ndjeni mungesën e Lilajt apo edhe Osmanit në repartin e mesfushës?

Mungesa e lojtarëve të sipërpërmendur ndjehet pasi ishin shtyllat e skudëres por edhe lojtarët që po aktivizohen këtë sezon e kanë justifikuar veten e tyre duke dhuruar paraqitje dinjitoze. Kët e dëshmojnë edhe fitoret e arritura në këto katër javë.

3- Sot keni një përballje delikatë me Tiranën e cila duke e motivuar pas suksesit ndaj Luftëtarit. Si e shikoni këtë përballje?

Përballja me Tiranën është e vështirë, ne e respektojmë siç respektojmë të gjithë kundërshtarët. E kemi pregatitur këtë sfidë delikatë dhe do mundohemi të marrim maksimumin.

4- Edhe pse jemi vetëm në javën e 5 të kë shikoni si favoritë apo rival për të fituar titullin këtë sezon?
Të gjithë skuadrat që do luftojnë për titullin kampion janë përforcuar ndjeshëm. Ekipi për tu mundur është Skëndërbeu, të tjerët do të ndjekin.

5- Çfarë komenti keni për punën që po realizon trajneri Orgest Shehi tek Skënderbeu?

Të jem realist nuk e prisja të ishte kaq komod, por me siguri e themë që është një kampion i madh. E tregoi si futbollist po e demostron si trajnerë duke na udhëhequr mjaftë mirë.

6- Çfarë i premtoni sonte klubit por edhe tifozerisë e cila nuk do të jetë në shkallët e stadiumit?

Do bëjmë atë që kemi bërë vitet e fundit. Do të japim shpirtin për të arritur suksesin e radhës. Jemi të vendosur dhe presim shumë nga ky takim me Tiranën.

Përagtiti:AlpeNews.al

Related posts

DEKLARATA “BOMBË”/ Ronaldinho PRENOTON rikthimin e NEYMARIT tek Barcelona

Isa.Autor

GATI NJË TJETËR STADIUM I RI/ Duka takohet me kryetarin e bashkisë, ja impianti ku do investohet (FOTO)

Delo.autor

(VIDEO) Shaqiri kërkon të bëjë “mrekullin”, tenton një goditje spektakolare

Q.Autor

Leave a Comment