Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Vangjel ZGURO: Kukësi pretendent për TITULL, respekt për KAMZËN, por…

Kampionati Shqiptarë këtë sezon po rezulton spektakolar dhe pa favorit për titullin kampion. Ndër ekipet që shikohet si pretendent për të fituar titullin në fund të sezonit është padyshim Kukësi. Verilindorët zhvilluan një merkato cilësorë duke ofruar në ekip lojtarë me eksperincë.

Një ndër to është edhe Vangjel Zguro. Ekskluzivisht për AlpeNews.al Zguro flet për atmosferën në prag të sfidës me Kamzën dhe objektivat e sezonit.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Zguro, fitorja me Teuten ngriti pa dyshim moralin e skuadrës pas disfatës me Flamurtarin. Si është atmosfera tek Kukësi?
Humbja me Flamurtarin ishte e hidhur për Kukësi pasi skuadra është e prirur për të fituar me këdo dhe kudo do. Fitorja në Durrës përballë Teutës ishte një frymarrje për futbollistët për ta pregatitur me qetësi takimin e radhës. Atmosfera në klub është fantastike, ka një harmoni mes futbollistëve dhe stafit drejtues.
2- Këtë javë keni një përballje delikate me Kamzën, ndërkohë që për ty do të jetë disi e veçnatë pasi keni luajtur për kryëqytetasit. Si e parashikoni këtë duel?
Është një ndeshje e vështirë pasi Kamza ka lojatrë cilësorë që mund të bëjnë keq në çdo moment. E mëgjithatë unë jam i bindur se do të dalim me tre pikë nga kjo ndeshje.


3- Si ndjeheni me taktikat e trajnerit Cungu. Çfarë mardhënie keni me të?
Cungu është një trajner i zoti. Punon shumë dhe përpiqet ti marri maksimumin vetes dhe futbollistëve që ka në dispozicion. Mardhënie ime me të është e shkëlqyer.
4- Sa shanse ka realisht Kukësi të shpallet kampion këtë sezon?
Shanset realisht janë të mësha në saj të organikës që ka aktualisht Kukësi dhe financat që disponon presidenti i klubit. Këtë sezon jemi të destinuar për të dal kampion, por në futboll asnjëhërë nuk i dihet.
5- Kë shikoni si rival direkt për titull?
Ekipet që shikoj për titull janë Skënderbeu dhe Partizani. Dy skuadra që kanë lojtarë cilësor dhe po bëjnë mirë deri në këto momente. E sigurtë është fakti se kampionati do të jetë i fortë ku episodet do të bejnë diferencën.
6- A do ndikoj sadopak fakti se nuk luani në stadiumin tuaj në ecurinë e skuadrës?
Tifozët janë lojatri i 12 për çdo skuadrë dhe kur nuk i ke pranë ndikon negativisht. Megjitahtë ne kemi treguar se bëjmë edhe pa ta. Kukësi përpiet gjithmonë të bëj maksimumin dhe të kërkoj në fund të sezonit titullin kampion.

Përgatiti:AlpeNews.AL

Related posts

“FUSHAT LËNË PËR TË DËSHIRUAR”/ “Jashtëtokësori shpërthen në kritika: Kjo favorizon kundërshtarin sepse…

Delo.autor

U DËNUA NGA KD/ Tirana: Ngoo ishte viktima, nuk mbyllet stadiumi për një shishe

Delo.autor

Babai krenar Drogba, i biri nënshkruan me Guingamp

Q.Autor

Leave a Comment