Futboll Sport

Gega i lumtur pas ndeshjes: Të gjithë bënë detyrat që kishim punuar, nga nesër mendojmë për derbin

Trajneri Skënder Gega është shfaqur i lumtur pas takimit të fituar me Flamurtarin. Tekniku ka shprehur kënaqësinë me futbollistët dhe detyrat që ai dha në fushë.

Fitore ndaj një rivali për titull ?

Janë rivalë por do ti presim “fair play”. Ishte ndeshje deçizive. Ekipi sapo filloi të konsolidohet. Kemi objektiv dhe projekt që përveç pikëve të luajtm mirë. Jam shumë Ok dhe e uroj ekipin për korrektësinë brenda fushës, por është vetëm ndeshja e 5-të. Shpresoj mos të kem dëmtime

Jeni trajneri që guxoni më tepër të te të rinjtë?

Unë mendoj që 20 vjeçar është ri, por kur sheh dikë që ka vlera atëherë ia jep mundësinë. Jemi të lidhur me ekipin e dytë. Të dy të rinjtë më kanë shpërblyer. Kam durim të mbështes ata që vlerësojnë fanellën.

Jeni i kënaqur me sulmin, ky është ekipi që do të shohim ?

Nuk kam sekrete, ky është ekipi. Të jem i sinqertë u përgjigjën si desha unë. Në aspektin sulmues dolëm mirë. Jam i kënaqur për Bardhin dhe Hebaj. Mesfusha bëri detyrën që ata dolën mirë.
Mensah është rritur fizikisht dhe u përshtat mirë, besoj se në të ardhmen është mirë të kemi të tillë në këtë moshë

A ekziston mundësia që lojtarët të kenë eufori?

Mbas ndeshjes i urova lojtarët. Ne sapo e kemi filluar kampionatin dhe duhet të mbajmë këtë ritëm. Jam gati të punojë që asnjë nga ne mos të ushqejë diçka përpara kohë. Kemi fituar në fushën tonë. Partizani është ekip i madh, ashtu si Flamurtari. Do punojmë nga ana psikologjikë, por jemi të qetë. Nuk kam asnjë presion nga klubi dhe jam me fat.

Arbitrat ?

Kam kohë të gjatë që jetoj jashtë shtetit. Arsyeja ime që kam ardhur këtu është që unë mund të kontribuoj për ekipin që jam rritur. Nuk do të ndryshoj sjelljen kundër arbitrave. Nuk dua të jem unë protagonisti kryesor. E kemi sheshuar çdo gjë me klubin. Dua të marr pjesën më të mirë që ne kemi pasur. Çdo njeri mund të gabojë.

A është koha e duhur për derbin ?

Çdo ekip do të luajë derbin. Vlora është po aq e fortë sa derbi. Nga nesër mendojmë për derbin. E respektojmë kundërshtarin e përjetshëm.

Related posts

MODRIC TEK INTERI/ Përfaqësuesit e REALIT priten të bëjnë 2 GODITJE TË BUJSHME

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT PA GOLA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Daja: Arbitri ndikoi në ritmin e lojës, pasi…

Delo.autor

Zyrtare/ Inzaghi është trajneri i ri i Bolognas

Sadik.Autor

Leave a Comment