Futboll Sport

SKANDALI ME TRUKIMET/ GRIMA sot para gjykatës, ANKTH për mënyrën si do procedohet (DETAJE)

Futbolli mori një goditje të rëndë ditën e shtunë kur policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftuan se mes 11 të arrestuarve, si pjesë e grupit famëkeq të Safet Bajrit, ishte edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare të Femrave, Armir Grima, dhe portieri i Besëlidhjes, Fabiol Rexhepi. Grima është prangosur nga policia, pasi dyshohet për trukim ndeshjesh. Ai gjendet në paraburgim tashmë dhe pritet që sot të dalë për vlerësim të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Arrestimi i Grimës godet fort reputacionin e Kombëtares së Femrave, por edhe të FSHF-së, aq më tepër kur risjell në vëmendje skandalin e trukimeve të ndeshjeve.

Burime pranë grupit hetimor thonë se Armir Grima është zbuluar rastësisht nga përgjimet telefonike. Gjatë përgjimeve telefonike të Safet Bajrit, në vëmendje të hetuesve ka ardhur një telefonatë e pazakontë e tij në drejtim të trajnerit Armir Grima. Bëhet fjalë për një ndeshje të Kategorisë së Parë të sezonit të kaluar mes Vllaznisë B dhe Tërbunit.

Gjykimi – Akuzat ndaj anëtarëve të grupit kriminal “Bajra” janë të shumta: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i lotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë gjykimi i trajnerit të Kombëtares së Femrave, Grima. Nëse do të veçohet nga grupi dhe do të gjykohet vetëm për çështjen e trukimit të ndeshjeve, atëherë pritet që të ketë lehtësira. Por, nëse do të gjykohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, atëherë rrezikon deri në 7 vite burg.

Related posts

O ÇFARË GOLI/ Sigurdsson i jep fitoren EVERTONIT me një “MAGJI” të pabesueshëme (VIDEO)

Isa.Autor

E TRISHTË/ Ditë zie në futbollin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda Ramazan Rragami

Delo.autor

TAKIMI VENDIMTAR/ Messi-Barcelona, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë javës!

Delo.autor

Leave a Comment