Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Tensioni në Lushnje, BAZE: Ju tregoj protagonistët e dhunës. Tifozët u provokuan

Futbolli shqiptar prodhoi sërish ditën e djeshme një shfaqe të shëmtuar ku kryefjalë nuk u bë futbolli por dhuna në të. Ndeshja mes Lushnjës dhe Bylisit në Kategeroin e Parë dhe më saktësisht në grupin B degjeneroi në skena “lufte”. Tifozeria lushnjare dhe drejtuesit e Bylisit patën shumë acarime deri në përplasje fizike dhe sende të forta të hedhura në drejtim të njëra-tjetrës. Ky takim u mbyll me fitoren e ballshiotëve të cilët shënuan në minutën e 89 me sulmuesin Koffi.

Për të sqaruar më tëpër këtë ngjarje të shëmtuar ekskluzivisht për AlpeNews.al, flet mesfushori i Lushnjes Okeljand Baze.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Baze, ky sezon po rezulton spektakolar dhe emocionues në Kategorinë e Parë dhe sidomos në Grupin B, ku shumë ekipe tentojnë ngjitjen në Superligë. Në valle padyshim është edhe Lushnja. Sa shanse kanë realisht “lagunarët” duke parë se jeni larguar disi nga kreu?

Kategoria e Parë është gjithmonë e vështirë pasi luhet në terrene sportive ku nuk mund të shprehesh mirë. Ky sezon po rezulton shumë i luftuar ku diferencën po e bëjnë episodet. Lushnja është mësuar me këto situata dhe ja ka dal të ngjitet disa herë në Superligë në kushte të tilla. Unë besoj tek forca e grupit edhe pse kemi lojtarë pa shumë eksperincë dhe të limituar në numër.

2- Ditën e djeshme zhvilluat një takim shumë të emocionues dhe të luftuar kundër Bylisit. U ndëshkuat në fund nga një gabim në mbrojtje. Si e përjetuat këtë humbje në “shtëpi”?

Humbja është gjithmonë humbje, aq më tepër me një kundërshtër si Bylis dhe në kusghtet që luanin në shtëpi e bëri më të rëndë situatën tek futbollistët. Megjithatë na penalizoi edhe arbitrimi ku na u mohua një penallti “sade” në fundin e takimit.

3- Ajo që ra në sy përtej rezultatit me Bylisin ishtë situata e tencionuar në shkallët e stadiumit “Roza Haxhiu”. Çfarë ndodhi realisht sepse ka ka patur akuza dhe kundër akuza nga të dyja palët?

Tensioni është krijuar nga drejtuesit e Bylisit të cilët kanë provokuar disa herë me veprimet e tyre. Tifozët vijnë në stadium për të përkrahur skudrën e tyre ashtu siç ndodh në çdo vend të botës. Nuk duhen larguar se bërtasin sepse në fund të fundit për atë vijnë. E patë u larguan me forcë nga tribuna nga policia. Kjo është e papranueshme.

4- Është e vërtetë që ka patur acarime edhe në dhomat e zhveshjen në momentin midis 2 pjesëve, pasi Gazetarja Meta e TVSH është nxjerrur me dhunë nga stadiumi në këtë moment?

Nuk është apsulutisht e vërtetë. Këtë lajm e mora vesh në media, pasi isha i përqendruar tek sfida.

5- A keni frikë nga një dënim i mundshëm nga FSHF-ja?

Natyrisht që po pasi jemi dëshkuar disa herë vitet e fundit. Tifozeria jonë, që gjej rastin ti falenderoj ka treguar gjithmonë maturi dhe respekt për kundërshtarët, madje duke e bërë të bukur këtë sport pasi mbushin stadiumin çdo javë si në Lushnjë ashtu edhe në transfertë.

6- Kë shikoni si favoritin kryesor për tu ngjitur në Superligë këtë sezon?

Është shumë herët për të dal në këtë konkluzion por do ketë një garë të fortë pasi skuadrat nuk kanë diferncë me njëra – tjetrën. Përjashtojnë nga gara vetëm Elbasanin i cili duket se është jashtë loje deri tani.

7- Duke parë se çfarë prodhoi takimi i djeshëm,cili është apeli juaj si futbollist në këo raste?

Duhet të respektojmë njëri-tjetri pasi në fund të fundit jemi duke luajtur një “art” që quhet futboll. Duhet të jëmi gjithmonë larg provokimeve dhe dhunës psikologjike në fushë dhe jashtë saj.

Përgatiti:Alpenews.al

Related posts

DËSHTOI TEK BAYERN MUNICH/ Mesfushori Sanches: Nuk isha i lumtur aspak aty

Delo.autor

MERKATO/ PSG interesohet për mbrojtësin e Juventusit

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Sulmuesi Immobile shpërthen ndaj mjekut anglez: Debil, shkofsh në djall! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment