Futboll Seria A Sport

INTERI largon Handanovic/ Synon portierin që vendosi rekordin në Champions

Samir Handanovic mund të jetë në sezonin e tij të fundit me fanellën e Interit, pasi 34-vjeçari nuk bën më pjesë në planet e klubit zikaltër. Drejtori sportiv Piero Ausilio ka një listë të gjatë zëvendësuesish, por në krye të listës është një adoleshent. Bëhet fjalë për portierin 19-vjeçar të Benfica, Mile Svilar, i cili mban rekordin e portierit më të ri që ka luajtur në Champions League. Ai debutoi në Champions më 18 tetor të 2017-ës, kur ishte 18 vjeç, 1 muaj dhe 21 ditë, duke thyer rekordin e një legjende si Iker Casillas, që pat debutuar me Real kur ishte 18 vjeç e 3 muaj.

Në gusht të 2017-ës, Svilar ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Benfica, që e pat marrë nga Anderlehti për 3 milionë euro. Që kur ishte 16 vjeç, portieri i ri belg krahasohej me Courtois dhe kishte shumë admirues (Manchester United, Arsenal, Schalke 04 dhe Ajax). Svilar ka lindur në Anversë (ka pasaporte belge), por është me origjinë serbe, madje babai i tij Ratko ka qenë portier i kombëtares së Jugosllavisë në Botërorin e vitit 2982, në Spanjë. Tani portieri i ri vlen të paktën 20 milionë euro dhe zikaltërit kanë kohë që e monitorojnë 19-vjeçarin Mile Svilar, që mund të luajë në Serinë A sezonin tjetër.

Related posts

Inter në ‘ankth’, Guardiola kërkon me ngulm mbrojtësin e zikaltërve

Q.Autor

FORMULA 1/ Piloti Perez korr suksesin e parë në karrierën e tij, “harakiri” Mercedes. Zhgënjen Ferrari

Delo.autor

Formacioni më i mirë i ndeshjeve të para në fazën e grupeve të Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment