Futboll Seria A Sport

“LUFTA” MES RIVALËVE/ Shaqiri po kthehet në një telash serioz për Salah

Mohamed Salah nuk është më ai i sezonit të kaluar, pasi deri tani me Liverpoolin nuk ka treguar atë shkëlqimin që prisnin të gjithë.

Në ndeshjen kundër Hudersfilldit, ai shënoi një gol, por vlerësimet e tifozëve i ka marrë sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Ky i fundit i dha asistin perfekt Salahut, madje bëri një ndeshje të shkëlqyer.

Shaqiri ishte ndër më të mirët në skuadrën e kuqe të Jurgen Klop dhe u votua nga tifozët si lojtari më i mirë, së bashku me mbrojtësin gjigant, Virxhil Van Dajk (Nota 8/10).

Me paraqitjen kundër Hadërsfilld, Shaqiri ka bërë me dhimbje koke Salahun, pasi ata luajnë në të njëjtin pozicion dhe paraqitjet e tij të mira janë kërcënim serioz.

Përveç treshes titullare, Salah-Firminjo-Mane, edhe Shaqiri e Starrixh duan minutat e tyre, pasi kanë shënuar dhe asistuar shpeshherë për të kuqtë e “Merseyside” këtë sezon.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Niko Kovac jep verdiktin PËRFUNDIMTAR për Lewandowskin

Sadik.Autor

PIKETOHEN 6 FUTBOLLISTË PËR LARGIM/ Sarri ndryshon mendje për Khedirën, ja arsyeja

Delo.autor

Kriza te Flamurtari, Duro merr masën e papritur para Lushnjes

Sadik.Autor

Leave a Comment