Futboll La Liga Sport

NUK PO AMBJENTOHET/ Çështja “Vidal” te Barça, ja mesazhi i klubit për kilianin

Tashmë gjithçka është e qartë, te Barcelona duhet të zgjidhin çështjen “Vidal”. Mesfushori kilian u ankua në rrjetet sociale për minutat e pakta që i ka rezervuar trajneri i “blaugranave”, Ernesto Valverde, por jo vetëm. Pep Segura, drejtor i përgjithshëm i katalanëve, nuk ka preferuar ta “zbusë” situatën, por ka kritikuar futbollistin për sjelljen e tij të pahijshme.

“Duhet të ketë respekt për shokët e skuadrës, për trajnerin dhe klubin. Gjithsesi, mendoj se ai e ka kuptuar që postimet e tij kanë dëmtuar më vetë atë. Mendoj se shumë shpejt do të ndryshojë sjellje.”

Segura foli për një kuptim të dyfishtë që qëndrimit të Vidalit, duke parë edhe anët pozitive të shpërthimit të kilianit.

“Tregon që Arturo dëshiron të integrohet sa më shpejt te Barcelona, për ta ndihmuar skuadrën që të fitojë. Për këtë arsye është i mërzitur për minutat e pakta.”

Ky problem mund të zgjidhet në dy mënyra: e para, që futbollisti të reflektojë pas kthimit në skuadër nga impenjimet me kombëtaren dhe e dyta, që konsiderohet drastike, me largimin e Valverdes pas rezultateve të dobëta në javët e fundit të La Ligas. Segura, për momentin, e përjashton hipotezën e dytë, edhe pse është herët për të folur për një rinovim të kontratës me trajnerin, me aktualen që i skadon në qershor. Pra, zgjidhja shihet te “koka” e Vidalit, sidomos nëse u referohesh fjalëve të Segurës: “Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë…”

Related posts

“The Best”/ Formacioni më i mirë i vitit, Reali dominon mes 11 të zgjedhurve (VIDEO)

Isa.Autor

Kupa e Botës/ Ndeshja me Egjiptin, Cherchesov: Plan për të ndaluar Mohamed Salah

Sadik.Autor

LUFTA NË UKRAINË/ UEFA merr vendimin, i heq nga duart Rusisë finalen e Champions. Ja ku do të luhet…

Delo.autor

Leave a Comment