Futboll Shqipëri Sport

Shehi: Mëkat ndërprerja e kampionatit, Partizanin e shohim pas ndeshjes sonë

Skënderbeu është ende i dyti në renditje dhe tashmë kërkon të vendosë nën presion Partizanin, por në prag të sfidës kundër Kamzës, mesditën e së dielës, Orges Shehi është gjendur përballë një situate delikate, sepse në fillim të javës skuadra bojkotoi stërvitjen për shkak të pagave të prapambetura.

Megjithatë, trajneri i Skënderbeut e kalon qetësisht këtë temë: “Është një çështje e ezauruar, rëndësi ka që çdo gjë është korrekte dhe në vendin e duhur. Skuadra është e qetë, sepse gjithçka është zgjidhur”.

Ndërkohë, Skënderbeu ende është pezull për sa i përket seancës dëgjimore në CAS, sepse nuk është përcaktuar ende kur do të zhvillohet gjyqi me UEFA-n, për përjashtimin 10-vjeçar: “Është situatë që i përket klubit, puna jonë ka qenë në fushë dhe jemi të përqendruar aty, duke u munduar të marrim maksimumin. Ne jemi të qetë, klubi bën punën e vet”.

Mendja e Shehit është te Kamza: “Është një ndeshje e vështirë, duke parë edhe renditjen. Është një sfidë e rëndësishme, do vlerësim maksimal dhe skuadra e di këtë gjë, ndaj jemi të përqendruar”.

Ndalesa për ndeshjet kombëtare nuk ka ardhur në momentin e duhur për Shehin: “Kampionati u ndal në momentin tonë më të mirë dhe na del për detyrë të rinisemi ku e lamë”.

Do të ndihet mungesa e Krasniqit: “Është një lojtar i rëndësishëm për ne, por ka një dëmtim dhe nuk duhet të rrezikojmë. Kemi një stol cilësor, me Xhon, Guindo e Hoxhaj, ndaj jemi alternativa”.

Duket një duel me Partizanin për kreun, por Shehi nuk sheh asnjë rival: “Flas për ekipin tim dhe mendojmë vetëm për ndeshjen tonë. Luajmë më herët, ndaj vetëm pas ndeshjes sonë do të shohim kundërshtarët”.

Diskutimi titull nuk i intereson shumë trajnerit të korçarëve: “Objektivi ynë është ndeshja e radhës, aq më shumë që kampionati është një maratonë e gjatë. Nëse ecim mirë ndeshje pas ndeshjeje, atëherë jemi brenda objektivit”.

Skënderbeu duket se këtë sezon vuan më shumë në shtëpi: “E vërtetë, ndoshta kemi luajtur më mirë jashtë, por kjo vjen edhe për faktin se dy ndeshje në shtëpi i kemi luajtur pa tifozë, ndaj kjo ka ulur adrenalinën dhe emocionet. Ndaj Kamzës do të kemi tifozët dhe do të jetë ndryshe”.

Related posts

Cengiz Under rikthehet te Roma/ Perottin e lë jasht skuadre dëmtimi

Sadik.Autor

HISTORIKE/ Shqipëria dhe Kosova bëhen një në sport, krijohet liga e përbashkët

Delo.autor

Spalletti nuk komplimenton skuadrën pas fitores së madhe ndaj Sampdoria-s

Q.Autor

Leave a Comment