Futboll Kombëtarja Sport

Starova: Skemat e Panuçit nuk janë të qëndrueshme, si këta lojtarë gjen me shumicë në…

Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka bërë analizën pas ndeshjes, ku shprehu rezerva në lidhje me lojën e kuqezinjve.

“S’jemi të kënaqur të gjithë me këtë përfaqësim. Trajnerin e shikoj që nuk ka bindje të caktuar. Janë aktivizuar 17 futbollistë. Shumicën e këtyre i gjen me shumicë në kampionatin shqiptar. Kishim një kundërshtar modest. Kemi pasur epërsi. Në pjesën e parë kemi krijuar 2 raste për gol, pa qenë brilant.

Na bënë edhe 2 dhurata ata. E filluam lojën me 3-5-2. Skemat e trajnerit nuk janë të qëndrueshëm. Goditëm 2 herë portën. Unë them që jemi futur në krizë në mbrojtje. Është kthyer Mavraj, por është jashtë formës. Nuk më pëlqeu Veseli. Gavazaj ishte në një pozicion akoma më të keq me Skocinë”, u shpreh Starova.

Related posts

REVOLUCIONI I MADH/ Mblidhet asambleja për të vendosur ndryshimet, ja çfarë pritet të ndodhë me Serinë A…

Delo.autor

“FANSAT TËRBOHEN ME POSTIMET “TOPLES”/ Erjona Sulejmani i heq të gjitha në pushime (FOTO)

Isa.Autor

Barcelona paraqet ofertën e saj për Pogba, Manchester United thotë: NUK E DUAM

Sadik.Autor

Leave a Comment