Futboll Ligue 1 Sport

​PSG AKUZOHET PËR RRACIZËM/ Regjistroi dhe rekrutoi lojtarë në bazë të origjinës së tyre etnike

Sipas dokumenteve të siguruara nga Football Leaks, nga viti 2013 deri në vitin 2018, Paris Saint-Germaini i ka rekrutuar futbollistët e rinj në bazë të etnisë së tyre.

Mediapart raporton se dokumentet e siguruara nga Football Leaks dëshmojë se drejtuesit e klubit i kishin udhëzuar skautët t’i mbikëqyrin vetëm lojtarë me etni franceze, afrikanoveriore, indianoperëndimore ose afrikanë me ngjyrë.

Serge Fournier, i cili ishte atëherë skaut i PSG-së për regjionin e Normandisë, ka bërë të ditur se ata e përdornin termin “francezë” ekskluzivisht për lojtarët e racës së bardhë.

“Por, duhet ta kishim përdorur temin “të bardhë”. Kjo pasi që të gjithë lojtarët që ne i rekomandonim ishin francezë. PSG-ja nuk donte që ne t’i rekrutonim lojtarët e lindur në Afrikë, sepse nuk mund të ishim të sigurt për datat e lindjes së tyre”, ka thënë Sorunier për Mediapart.

Kjo media e ka publikuar një pjesë të bisedës së takimit në mars të vitit 2014, ku u diskutua mundësia e transferimit të Yann Ghobos. Marc Westerloppe, i cili ishte skaut në këtë klub, ishte ankuar për baraspeshën etnike në skuadër, gjatë këtij takimi.

“Klubi ka një problem të madh me orientimin etnik, ne kemi nevojë për më shumë baraspeshë në skuadër, kemi shumë futbollistë nga India Veriore dhe afrikanë që jetonin rreth qytetit të Parisit”.

Sipas Mediapart, kjo deklaratë e Westerloppe kishin nxitur një debat të madh. Drejtuesit e klubit e kishin thirrur atë në një takim ku e kishin paralajmëruar se do ta ndëshkonin për këtë deklaratë, megjithatë ndëshkimi nuk kishte ardhur kurrë.

Presidenti i Grupit Anti-Racizëm SOS, Malek Boutih, tentoi ta ulte rolin e këtij vendimi të menaxhmentit të klubit, duke thënë se për këtë gjë nuk kishte pasur ndonjë marrëveshje për të qëndruar të heshtur.

“Nuk kishte ndonjë marrëveshje për të qëndruar të heshtur, ekipi menaxherial nuk i kishte parë kurrë këto dokumente”, është shprehur Boutih.

Related posts

Tronditet futbolli kroat, Shuker shkarkohet si president i Federatës

Q.Autor

“Ylli” i Serie A “harron” futbollin, pushime të nxehta me bashkëshorten e tij (FOTO)

Sadik.Autor

Juventus nuk gabon ndaj Chievos, rrëmben kreun e Serie A

Q.Autor

Leave a Comment