Futboll Shqipëri Sport

ALBAN HOXHA NË PARABURGIM/ Nesër seanca gjyqësore për kapitenin e Partizanit!

Alban Hoxha vijon të mbetet në pritje të daljes para Gjykatës së Tiranës, pas ndalimit që i është bërë nga policia e kryeqytetit, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Do të duhen dhe të paktën 24 orë, për të patur një masë sigurie nga gjykata në lidhje me rastin në fjalë. Kjo do të thotë se portieri i Partizanit do të rrijë dhe të paktën 24 orë të tjera në qeli.

Mirëpo ky nuk është lajmi dhe gjëja që i duhej “demave” në prag të ndeshjes derbi kundër Tiranës. Gjatë ditës së martë mund të merret një vendim në lidhje me Hoxhën, që me shumë gjasë do lihet i lirë dhe ti vendoset masa “detyrim paraqitje”.

Por pavarësisht kësaj, sipas ligjit, “Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”, thuhet në Nenin 291, të Kodit Penal, pra duke rrezikuar jo pak në këtë rast.

Sakaq nga klubi i Partizanit nuk ka pasur ende një reagim në lidhje me incidentin me portierin kryesor të tyre. Por pavarësisht kësaj, ky zhvillim ishte i papritur në kampim e “kuq” që janë duke pregatitur sfidën ndaj Tiranës. Dëmtimi në ekipin kombëtar dhe mungesa e stërvitjes gjatë këtyre ditëve, praktikisht shtojnë mundësinë që Alban Hoxha të mos luaj në atë takim.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ SKY: Christian Panucci ishte drejt transferimit në Qipro, por…

Delo.autor

ZYRTARE/ Çekiçi kthehet në Superligën turke. Pritet të formojë dyshen e sulmit me Çikalleshin

Delo.autor

PAVARËSISHT SE MOSHA “PUNON” KUNDËR TIJ/ Ylli i Real Madrid jep mesazh të qartë për rinovim të kontratës

Delo.autor

Leave a Comment