Basketball Sport

BIE DHE “KESHTJELLA MILWAKEE”/ Westbrook nxjerr Oklahomën nga kriza

Pas shtatë fitoresh radhazi bie edhe skuadra e Milwaukee, e vetmja që nuk kishte pësuar asnjë humbje, që pësoi sot ndalesën e parë në NBA. Skuadra e Bucks u mund 117-113 nga Boston, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Irving me 28 pikë ishte lider në fushë për Celtics, ndërsa për Milwaukee nuk mjaftuan 33 pikët e 11 rebaund të Antetokounmpo për të evituar humbjen. Sërish humbje për Cleveland, që u mund 110-91 nga Denver, ndeshje me dy pamje: Më e mirë për Cavaliers në të parën, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja Pistons. Hernangomez, që e nisi ndeshjen nga stoli, realizoi 23 pikë për Boston, duke qenë më i miri në fushë.

Moment i mirë në kampionat për Oklahomën, që korri fitoren e tretë radhazi, duke mundur 111-107 Charlotte në fushën e kësaj të fundit. Sfidë emocionuese në minutat e fundit, me Westbrook që realizoi 29 pikë e 10 asist për Thunder, mbështetur edhe nga Schroder me 21 pikë. Fitore të lehtë korri edhe Portlandi, që mundi 132-119 New Orleans, me Lillard që realizoi 26 pikë, suksesi i gjashtë për Portland, që ndodhet i treti në renditje në Perëndim. Skuadra e Sacramento, falë 31 pikëve e 15 asist të Fox, mundi 146-115 Atlanta në fushën e këtij të fundit, ndërsa Philadelphia fitoi 122-113 ndaj Clippers, ndeshje ku u dallua Embiid me 41 pikë e 13 rebaund.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Oklahoma, 107-111

Cleveland – Denver, 91-110

Philadelphia – Clippers, 122-113

Atlanta – Sacramento, 115-146

Boston – Milwaukee, 117-113

Portland – New Orleans, 132-119

Related posts

“BËMË BABA TË TË NGJAJ”/ Shihni golin e bukur të shënuar nga djali i Leo Messit (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Vllaznia mposht Partizanin dhe vihet në ndjekje të kreut

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Presidenti De Laurentiis zëvendëson Gattuso-n me “makthin” e Juventus, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment