Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ ​Zbulohen ofertat e Real Madridit dhe Bayernit për Wengerin

Ish-presidenti i Paris Saint-Germainit, Charles Villeneuve, ka zbuluar se Arsene Wenger kishte marrë oferta nga Real Madridi edhe gjatë kohës kur ai ishte ende trajner i Arsenalit.

Wengeri i kaloi 22 vjet në pozitën e trajnerit të topçinjve dhe edhe vetë ai e kishte bërë të ditur se kishte marrë oferta nga klube të La Ligës gjatë kohës kur ishte me Arsenalin.

Tanimë është zbuluar se francezi madje kishte mbajtur edhe negociata me “Los Blancos”, pasi që këta të fundit tentuan ta largonin atë nga Premierliga. Asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe Wengeri u largua nga Arsenali vetëm këtë verë.

Ai u largua pasi mori shumë kritika nga tifozë dhe analistë të futbollit pasi që nuk arrinte ta fuste Arsenalin as në top katër klubet e Premierligës. Disa nga tifozët e Arsenalit nuk shkonim më në stadium dhe protestonim kundër tij, për shkak të paraqitjeve dhe rezultateve të dobëta.

“Dy klube e kërkonim gjithnjë atë si trajner. Njëri ishte Bayern Munich, sepse ai flet katër gjuhë të ndryshme”, ka bërë të ditur Villeneuve për Paris United.

“Unë gjithashtu shkova në një gjimnaz në Itali për t’i filluar bisedimet me Real Madrid, por ai vendoi të mos largohej nga Arsenali”.

Villeneuve kishte qenë gazetar para se ta merrte rolin e presidentit të PSG-së mes majit të vitit 2008 dhe janarit të vitit 2009.

Related posts

Milan-Inter, Gattuso surprizon me formacionin ndaj zikaltrve

Sadik.Autor

Pas barazimit të mbrëmshëm, Valverde vjen me një kërkesë të “çmendur”

Sadik.Autor

TELENOVELA “PLESHTI”/ “Shkundet” Messi dhe babai i tij, ja dy hapat e rëndësishëm

Delo.autor

Leave a Comment