Futboll Kombëtarja Sport

E PABESUESHME/ De Biazi i del në mbrojtje Panuçit: Kundërshtari vraponte shumë, ishte më e vështirë…

De Biazi ka mbrojtur Panuçin pas humbjes së pësuar ndaj Skocisë me rezultatin 0-4. Ish-tekniku i kombëtares sonë ka qenë i pranishëm në “Loro Boriçi” për të ndjekur takimin.

“Ishte situatë e vështirë për trajnerin pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Nuk ishte e lehtë, pasi mungonin edhe disa futbollistë si Roshi, Sadiku dhe Hysaj. Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me ata që kishte në dispozicion”, u shpreh De Biazi.

Ai gjithashtu foli edhe për episode të takimit dhe kartonin e kuq të Mavrajt. “Nuk ka shumë për të thënë. Për fat të keq pësuam gol në fillim dhe luajtëm gjithë takimin me 10 futbollistë. Skocia është efortë dhe ishte në gjendje shumë të mirë fizike. Ishte një takim më i vështire seç e imagjinoja”, përfundoi De Biazi.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kastrioti. Rezultati 1-0

Delo.autor

KOMBËTARJA nuk e thirri në eleminatore/ “Ylli” i ardhshëm fiton penallti ndaj REALIT

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Partizani. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment