Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ BAKU: Panucci duhet të ishte larguar. Shqipëria është bërë si “han pa porta”

Rezultati katastrofik me Skocinë ka nxitur opinion futbollistik në Shqipëri të cilët kanë shpërthyer ndaj trajnerit Panucci dhe lojtarëve kuqezi. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë qujatur këtë moment si më të keqin e viteve të fundit.

I të njëjtit mendim është edhe gazetar i mirnjohur Ervin Baku. Baku këtë situatë agonie të ekipin kombëtar e ka parashikuar muaj më parë dhe ekskluzivisht për AlpeNews.al sqaron motivet dhe shkatarët për këtë situatë alrmante që ka kamufluar momentalisht Shqipërinë.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Baku, Shqipëria vijon të humbasi, Panucci vijon të jetë në krye të kuqezinjëve. Si ju duket kjo qasje?
Ajo që vret sipas mendimit tim, nuk është fakti se u mundëm nga Skocia, por duhet të themi që u turpëruam keqazi. Për më tepër nga një kundërshtar që kishte shumë mungesa dhe që 5 futbollistë luanin takimin e parë në arenën ndërkombëtare me nordikët. Ndaj besoj dhe jam i mendimit se fajtorë për këtë situatë është trajneri Panucci, që për mua duhet të largohet.


2- Ju keni qënë që në krye të herës shumë kritik por edhe mosbesues për cilësitë e Panuccit. Trajneri kërkon kohë dhe justifikohet me mungesat e shumta. A e meriton italiani një tjetër shans?
Panucci nuk na con asgjëkundi. Kohën e pati të mjaftueshme. Nuk ka vënd për alibi. Ekipi ka elementët e duhur. Pjesa më e madhe e futbollisteve janë po ato që ishin në europian. Ajo që duhet bërë në këtë moment është largimi i trajnerit italian.
3- Për tu rikthyer pak tek takimi me Skocinë. Ishte një rreshtim i gabuar i trajnerit Panucci që coi në këtë rezultat apo lojtarët bën gabime individuale?
Lojtarët bën gabime trashanike, gabime amatoreske, që më së paku duhet ti evitoshin. E megjithatë kjo situatë vjen si pasojë e mungesës së komunikimit. Nuk ka frymë në ekipin kombëtar, një element ky shumë i rëndësishëm në futboll. Kujtojmë që në takimin hapës sa i takon europianit në Francë 2016, Cana u ndëshkua me karton të kuq, por skuadra nuk u shpërfytërua, madje rrezikoi deri në fund për një rezultat pozitiv.
4- Mavraj ka gabuar shumë në ndeshjet e fundit, kujtoj gabimin në golin e parë me Izraelin por edhe karton i kuq me Skocinë. A duhet ta dorëzojë shiritin e kapitenit pasi sjelljet e tij nuk janë në koherencë me atë çka duhet të jëtë realisht.
Sa i takon shiritit të kapitenit, unë jam i mendimit se duhet ta mbaj një futbollist i cili ka më shumë kredibilitet. Duhet ta gëzojë Elseid Hysaj pasi është një lojatër që luan me një skudër si napoli në një kampiont të fortë si Serie A. Kjo situatë do ishte e zgjidhur me Ansi Agollin por ky i fundit u përzu padrejtsisht. Kjo kombëtar është bërë si “han pa porta”.
5- Sipas jush, nësë do të këmi një largim të mundshëm të Panuccit, duhet ti besojmë një trajneri të huaj, apo një eksperti që vjen nga kampionati shqiptar?

Nuk di të them se çfarë dhe kush do ishte më mirë që ta drejtonte ekipin kombëtar në këto momente. Fillimisht duhet larguar njëherë e mirë Panucci. E kam thënë këtë fill pas takimit në transfertë më Skocinë, pasi e ndjeja këtë situatë nëtë të cilën ndodhemi aktualisht.


Ajo që di të themë është që Duka përpara se të zgjedh trajnerin e Shqipërisë më parë të dikutojë më ekspertë të fushës më pas të mari vendimet.

6- Po rikthimi i De Biasi do e ndalte këtë hemoragji në ekipin tonë kombëtar?

Unë jam kundër rithimeve. E pamë se çfarë ndodhi me Gjermaninë e Joakim Loë. Në 2014-të ishte në “çatinë e botës”, 4 vite më vonë nuk kaloi grupet e botërorit “Rusi2018”. De biasi e kreu punën e tij dhe ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar. Na duhet një trajner tjetër.

7- E vetmja notë pozitive në humbjen turpëruese më Skocinë ishte paraqitja e Uzunit dhe mbrojësit Ismajili. I shikoni këta futbollistë si garanci për të ardhmen për kuqezinjtë?
Shqipëria nuk ka luksin të këtë 1 apo 2 lojarë si garanci për të ardhmen. Ne nuk kemi në ekipin kombëtar Messin Ronaldon apo Maldinin, por kemi grupin. Duhet të unifikojmë grupin pasi vetëm ashtu mund të daliom nga ky kaos në trë cilën jemi futur. Por që të ndodhi kjo duhet larguar fillimisht Christian Panucci. Sepse e themë me siguri e forcë se Shqipëria ka një grup të mirë ka lojtarë që mund të bëjnë mirë, por këtë bosht të krijuar vite më parë e shkatërroi Panucci.


8- Dhe nje pyetje..Cfarë presim në takimin me Wellsin, një kundërshtar që është rritur shumë vitet e fundit?
Nuk di të bëj parashikime, por këtë takim do ishte mirë ta zhvillonim para takimit me Skocinë pasi janë i njëjti shkollë futbolli dhe do nxirrnim mësime. Është një ndeshje ku duhet të reagojmë pas kësaj situate alrmante që ka kamufluar ekipin tonë kombëtar.

Përagtiti:AlpeNews.al

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tottenham-Liverpool. Rezultati 0-1

Delo.autor

GLADIATORI KUQEZI/ Xhaka falet nga arbitri, ndaloi si lojtar i fundit Demhasajn (VIDEO)

Isa.Autor

PRESIDENTI CEFERIN I KËRCËNOI ME PËRJASHTIM/ Zidane kundërpërgjigjet: Absurde, ne jemi vetë Champions-i…

Delo.autor

Leave a Comment