Futboll Kosova Sport

FFK PUBLIKON MASAT/ Asnjë lëshim për ndeshjen Kosovë-Azerbaixhan

Masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e ndeshjes së fundit në grup në Nations League mes Kosovës dhe Azerbaixhanin, rezultati i të cilës do të përcaktojë se cila prej skuadrave do të kualifikohet në fazën play off.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani, që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, më datë 20 nëntor 2018, ora 20:45, do të hapen në ora 18:00.

Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët, pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.

Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:

  1. Dyert e stadiumit hapen ne ora 18:00.
  2. Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur tollovinë.
  3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit, sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.
  4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.
  5. Gjërat që nuk lejohen përfshijnë:

– Mjetet piroteknike

– Shishet e qelqit, pavarësisht madhësisë

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

– Ombrella

– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palodshme, etj) etj.

– Kamera profesionale dhe video kamera

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

– Materialet promovuese ose komerciale

– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

Related posts

Tjetër ide për Chelsea, kërkohet sulmuesi i Leicester

Q.Autor

E ARDHMJA E ICARDIT/ Zanetti jep lajmin e madh rreth SULMUESIT

Isa.Autor

PËSOI DËMTIM ME PORTUGALINË/ Gjatë karrierës së CR7 vetëm në 3 herë ka munguar, ja rastet

Delo.autor

Leave a Comment